Portieri i skuadrës së Lazios, Thoma Strakosha, ka zbuluar momentet e tij më të errëta në Romë.
Në një intervistë të dhënë për “Corriere Dello Sport”, gardiani kuqezi ka folur për ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet, si dhe për ëndrrat që ka këtë sezon me ekipin e Lazios.
Përshëndetje Thomas! Si ndiheni që do të luani në stadiumin e ri në Tiranë?
Do të presim kampionët e Botës. Të luash kundër një ekipi kaq të fortë do të thotë testosh veten dhe sigurisht të tentosh të bësh një performancë pozitiv. Një motiv më shumë për të dhënë maksimumin është edhe përurimi i stadiumit. I bukur, modern, i sapondërtuar. Maksimumi për një futbollist. Dhe nëse do të mendoj se babai im ka luajtur në stadiumin e vjetër, do të përjetoj një emocion të veçantë.
Babai juaj, portieri i Shqipërisë në stadiumin e vjetër. Çfarë imazhi iu vjen në mendje?
Ndodh që koha fluturon… Emocione të bukura. Ndeshjen e tij të lamtumirës me Shqipërinë, unë isha në tribunë me familjen. Nëse mendoj se jam bërë profesionist dhe tani mbroj portën e ekipit kombëtar, në të njëjtin stadium në Tiranë, dridhem nga emocionet. Ishte viti 2005. Shqipëria fitoi 2-1 kundër Greqisë, kampione europe.
Unë isha 10 vjeç në atë kohë. E kisha ndarë mendjen që do të bëhesha portier kur të rritesha. Në fund të ndeshjes, nuk më la mamaja të hyja në fushë. Mbaj mend trajnerin Brigel që kishte motivuar tim atë. Ai e kishte detyruar të vazhdonte karrierën, pasi babai kishte dashur të tërhiqej para shumë kohësh.
Kush ka qenë zhgënjimi më i madh te Lazio?
Prej kohës që jam pjesë e Lazios, mund të veçoj tre zhgënjimet më të mëdha. Ndeshja e parë e vlefshme për Kupën e Italisë kur u mposhtëm 0-2 nga Juventus, humbja në Europa League kundër Salzburgut.
Por, në radhë të parë dua të veçoj 20 majin, kur në Olimpico humbëm Champions League. Unë nuk isha në ditën time më të mirë. Vija nga një dëmtim në shpinë, teorikisht s’mund të luaja. Por, pas këmbënguljes së stafit, zbrita në fushë. Ajo humbje është kujtimi më i keq i karrierës sime.
Po kujtimi më i bukur?
Penalltia e pritur e Dybalas në “Allianz Stadium”, për shkak se ishte në minutën e fundit të ndeshjes. Gjithashtu kishim 15 vite pa fituar në Torino.
do lush ke stadiumi babit… ne fakt er cun je per tu zv me ate gol me turqine, por i mendimit jam qe te kesh vazhdimesi me kombetaren e mos e ndjesh sh presionin, po si qaraman mos boj