"Dardanët" të gatshëm për historinë, optimizëm për fitoren me Çekinë

13 Nëntor 2019, 21:10Sport TEMA

Kombëtarja e Kosovës e ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes më të rëndësishme në historikun e saj të ri, që e zhvillon nesër në orën 20:45 kundër Çekisë në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen.

Në seancën e fundit kanë stërvitur të gjithë futbollistët që përzgjedhësi Challandes i ka grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2020, me përjashtim të Vedat Muriqit, i cili tashmë është kthyer në Turqi, për shkak të lëndimit.

Atmosfera në radhët e Dardanëve është mjaft optimiste dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme.

Nga afër stërvitjen e djemve dardanë e kanë ndjekur edhe krerët e FFK-së.

Para stërvitjes në konferencën për media janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe mesfushori Valon Berisha.

Ata kanë thënë se nesër i pret një ‘luftë’ në aspektin e angazhimit në fushën e gjelbër, pasi të dyja ekipet synojnë kualifikimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje