Rrëfimi i ish-sulmuesit kolumbian: Një “narcos” më kërkoi autorizimin, për vrasjen e portierit kundërshtar

13 Nëntor 2019, 11:48Sport TEMA

Faustino Asprilla ishte një nga sulmuesit më të mirë të viteve ’90-të.

Kolumbiani i kaloi vitet më të bukura te Parma në Serie A, teksa shënoi 20 gola në 57 ndeshjet e zhvilluara me Kombëtaren e tij.

Në vitin 1997 zhvillohej ndeshja eliminatore për Botërorin Francë 1998.

Kolumbia vizitonte Paraguain dhe sulmuesi pati probleme gjatë asaj ndeshje me Jose Luis Chilavert, ish-portierin dhe kapitenin legjendar të Paraguait.

Të dy u prekën me duar, u ndëshkuan me të kuqe, dhe teksa ky i fundit u afrua në pankinën e miqve, goditi Asprillan dhe një sherr i madh nisi më pas.

Ish-sulmuesi ka zbuluar në një prononcim për mediat e vendit të tij një sekret në lidhje me sherrin gjatë ndeshjes që u fitua 1-2 nga ekipi i tij.

Një narkotrafikant kolumbian ishte ndjerë keq nga pamjet që kishte parë dhe ishte gati të vriste Chilavert, portierin që shënonte gola pafund nga goditjet e dënimit.

Kemi nevojë për autorizimin tënd për të vrarë Chilavert“, i kishte kërkuar Julio Fierro.

Për fat Asprilla nuk ishte aq i çmendur.

Ai e kishte “qetësuar” Fierron me këtë përgjigje: “Je i çmendur, çfarë ndodh në futboll mbetet në fushë“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje