Parashikimi i Linekerit: Nuk do të mbarojë mirë, por Sarri tregoi se ka b***

12 Nëntor 2019, 17:59Sport TEMA

Juventusi fitoi ndeshjen kundër Milanit, por u desh të vinte Dybala nga stoli, të zinte vendin e Ronaldos në minutën e 55-të, që të prishej ekuilibri rezultativ vetëm çerek orë nga fundi i supersfidës së të dielës. Ky ishte zëvendësimi i dytë brenda një jave i yllit portugez, pas atij në Moskë, kundër Lokomotiv, në Champions.

I pari kaloi pa bujë, ndërsa ai i mbrëmshmi ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. “7” bardhezi shkoi direkt në dhomën e zhveshjes, tejet i irrituar. Çështja ekziston, edhe nëse Sarri minimizoi gjithçka në fund të lojës, duke nënvizuar përsëri problemin në gju të portugezit.

Pamjet, sidoqoftë, kanë bërë xhiron e botës. Edhe nga Anglia nuk kanë munguar komentet. Më i rëndësishmi është ai i Gary Lineker, i cili paralajmëron Sarrin për pasojat e pritshme, përmes llogarisë së tij në Twitter. “Sarri e zëvendëson për herë të dytë Ronaldon dhe portugezi kalon pranë tij e shkon direkt në dhomën e zhveshjes.

Nuk do të mbarojë mirë, mendoj. Sidoqoftë, mund të them se Sarri u tregua ai tipi me dy b*** të mëdhaja”.

Pra, ish-bomeri i shquar identifikon dy pika interesi në këtë çështje: thyerjen e mundshme të raportit me Ronaldon, por edhe guximin e trajnerit.

Guxim që shlyhet, sepse në vend të Cristiano Ronaldos hyri Dybala, i cili më në fund e zgjidhi ndeshjen me golin e tij. Megjithatë, kjo nuk mjafton për ta eklipsuar çështjen e portugezit. Lineker e thotë përsëri fjalën e tij:

“Dybala që doli në skenë (zëvendësoi) për Ronaldon shënon golin e vetëm të lojës. Sarri-Ballsy”. Një “kompliment” indirekt, ndër të tjera, për atributet e ish-trajnerit të Chelsea.

Shkurt, ai veprim i CR7 nuk përligjet, e gjithë bota e kuptoi se nuk u soll mirë. Por, nga ana tjetër, lartësohet personaliteti i Sarrit, i cili ka marrë përsipër barrën e madhe për ta zëvendësuar pesë herë fituesin e “Topit të Artë” në dy raste radhazi. Dhe, në të dyja rastet, fusha i dha të drejtë.

1 komente në “Parashikimi i Linekerit: Nuk do të mbarojë mirë, por Sarri tregoi se ka b***”

  1. Tifozi says:

    Kristiano dhe Gonzales Iguain kurrë nuk lanë patur mardhënie të mira. Është ky shkaku i largimit të Iguain nga Reali. Tashmë po vjen hakmarrja. Sarri të vret për djalin e tij shpirtëror Iguain. Radha është që Ronaldo tani të largohet nga Juvenťusi. Siç thotë edhe proverbi, “dy këndeza nuk mund të qëndrojnë në një kotec.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje