Cikalleshi thumbon Panuccin dhe hakmerret për përjashtimin e dikurshëm!

12 Nëntor 2019, 20:35Sport TEMA

Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Shqipërisë, që për arsye dëmtimi nuk do të jetë për dy ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës, është kthyer të flasë për çështjen e dikurshme me Panuccin, ish-trajnerin e Shqipërisë, që e la jashtë grumbullimit për shkak se nuk mbërriti në kohë, duke qenë se po firmoste me ekipin e ri.

Te Procesi Sportiv, sulmuesi i Akhisars tha se “çdokush ka krijuar një ide të tij mbi këtë situatë dhe nëse i kthehem, fjalët do të ishin të tepërta.

Koha është treguesi i të vërtetës dhe besoj se sot çdo njeri e mendon se kush kishte të drejtë.

Si Panucci, ashtu edhe unë, morëm përgjigjen, sepse dihet se ku është Panucci tashmë dhe ku jam unë!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje