Pelé ka folur për “La Gazzetta dello Sport”, vetëm pesëdhjetë vjet pas golit të tij të famshëm në Maracana kundër Vasco de Gama.
Ish-lojtari brazilian, i cili ka pasur probleme shëndetësore, shpjegoi se cili është statusi i tij aktual: “Megjithëse kam disa sëmundje, ndihem mirë, por është sikur Zoti po më kërkon të paguaj faturën”.
Nga ana tjetër, ai foli për karrierën e tij sportive dhe rrëfeu se Trapattoni ka qenë mbrojtësi më i ashpër me të cilin është përballur për shkak të karakteristikave të tij, duke shtuar se argjentinasit dhe anglezët kanë qenë tepër agresivë në ndërhyrjet e tyre: “Trapattoni ishte mbrojtësi më i mirë kundër të cilëve kam luajtur, i pamëshirshëm por korrekt. Jo si anglezët dhe argjentinasit. O Zot sa goditje më kanë dhënë … “.
Mbreti i futbollit brazilian, në fund të intervistës ka pranuar se e admiron Cristiano Ronaldon dhe shpreson që Neymar të vazhdojë të rritet.
Por nëse do të mund ta ndante fushën me një nga yjet e tanishëm, do të dëshironte të luante përkrah Leo Messit.