Stadium i boshatisur, Duka: Tifozët e vërtetë vijnë sot dhe jo për të parë Mbapen

14 Nëntor 2019, 20:04Sport TEMA

Kombëtarja luan në “Elbasan Arena” në një stadium të boshatisur teksa presidenti Armando Duka tha se ka bërë gjithçka për të pasur një stadium plot, teksa shtoi se tifozët e vërtetë duhet të ishin sot në stadium.

“Tifozët kanë harruar  se kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe shpresoj që ta vlerësojë Kombëtarja. Është bërë një punë për t’i injektuar skuadrës dëshirën dhe motivimin. Nuk ka ndeshje të lehta sepse të gjitha ekipet luajnë mirë dhe ta fitosh duhet të bësh gjithçka. Nuk bëhet asgjë ndryshe për të fituar. Këto janë kundërshtarët realë të Shqipërisë si Moldavia apo Andorra.

Sekret? E kemi pritur datën 17 dhe presim datën 17 sepse çunat e kanë bërë të besojmë në rezultat pozitiv. Nuk më intereson asgjë tjetër.

Në fakt do të bëja gjithçka që stadiumi të jetë plot dhe kam bërë gjithçka. Nuk e di çfarë mund të bëhet. Duhet mbështetur nëse nuk ka punë më të rëndësishme.

Komoditeti në Elbasan është fantastik por fatkeqësisht tifozeria jonë, jo ultras, nuk vijnë për të parë ekipin por kundërshtarin. Vijnë për të parë Mbapen dhe Ronaldon. Tifozët e vërtetë vijnë për të parë Kombëtaren sot”, tha Duka.

7 komente në “Stadium i boshatisur, Duka: Tifozët e vërtetë vijnë sot dhe jo për të parë Mbapen”

  1. Luli says:

    Ky qe e ka mendjen te leket, na tregon si duhet te sillen tifozet.

  2. Lani says:

    Qe te vijne tifozet e vertete duhet te ikin gjithe madiozet qe e kane bere futbollin shqiptar qe mos te shihet me sy.

  3. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    keq me leket sot eee Mando?

  4. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    keq me leket sot eee Mando??

  5. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    keq me leket sot eee Mando???

  6. gloria says:

    Edhe ata qe kane ardhur kane bere gabim sepse jeni nje federate hajdutesh duke vene cmime te larta per biletat. Jemi vendi i 3 ne bote per rrogat me te ulta dhe cmimi i biletave per te ardhurat qe kemi eshte shume i larte.

  7. Roberto says:

    Dakort jam me komentet tuaja per leket por te pakten lerini per me vone.Duhet motivuar ekipi per nje rezultat pozitiv. Mos harroni se kemi fituar ne France kur askush nuk e besonte vite me pare dhe te djelen kemi nje rast te shkelqyer qe ta perserisim pasi inagurohet edhe stadiumi i ri si dhe 17 Nentori eshte Clirimi i Tiranes. Te shpresojme dhe te urojme spektakel ne loje,spektakel ne staium nga tifozet si dhe rezultat pozitiv ne ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje