Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate në konferencë për media ka thënë se është i lumtur që gjendet në Kosovë dhe për pritjen e ngrohtë që ka pasur ekipi i tij.
“Jam shumë i lumtur që jemi këtu. Jemi pritur në mënyrë të ngrohtë nga tifozët në aeroport dhe rrugës për në hotel.
Gjithashtu trupat ushtarake britanike na kanë pritur aty”, ka thënë Southgate.
Tutje ai ka thënë përkundër që Anglia është kualifikuar nesër synojnë të fitojnë.
“Sa i përket futbollit ne tashmë jemi kualifikuar, por ende duam të fitojmë. Do t’i bëjmë disa ndryshime në formacion, natyrisht. Ne e dimë se do të jetë një natë e madhe për kosovarët.
“Është një mëkat për ta që nuk janë më pjesë e kësaj gare. Por, ata kanë ende gjasë nga play-offi”.“Do të jetë një test i mirë për ne, pasi që do të jetë një ambient i mirë.
Entuziazmi i tyre është i lartë dhe ne duam të mbesim liderë në grup me më shumë pikë që mund të marrim”, tha Southgate,
Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë luhet në ‘Fadil Vokrri’ të dielën në orën 18:00.
po more legen na del , dhe na ben dhe hipokritin.Ndeshjen qe humbet me rep.ceke e bete sipas qejfit. Sa per kosoven ishin usa qe u futi kepucet ne nje kembe juve hipokriteve, te evropes ,se mos tu detyronte dajo sam , do benit rolin e hollandes ne bosnje . Prandaj keto hipokrizira beje andej nga ato kolonite tuaja zulu, jo me ne ,qe kemi 2000 vjete kulture , legena.