Magjia e “Air Albania Stadium” nuk sjell "fat" për Shqipërinë, triumfon Franca me 2 gola

17 Nëntor 2019, 22:47Sport TEMA

Shqipëria nuk ka arritur ta inaugurojë stadiumin “Air Albania” në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u mundur nga Franca me rezultatin e pastër, 0-2.

Që në minutën e 9, Toliso ka kaluar në avantazh skuadrën e tij teksa po në pjesën e parë ka qenë Grizman ai që ka realizuar golin e dytë.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë janë munduar të reagojnë ndërkohë që kanë rrezikuar seriozisht ta kthejnë këtë ndeshje në goleadë.

Në disa momente ka qenë Berisha ai që ka ndalur aksionet e miqve ndërkohë që edhe shtylla na ka shpëtuar. Shqipëria i mbyll këto kualifikuese në vendin e katërt në klasifikim ku para vetes ka Islandën, Turqinë dhe Francën me këto dy të fundit që kanë shkuar në Europian.

Shqipëri – Francë 0-2
9′ Toliso, 65′ Grizman

KV: Hysaj / Lenglet

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Dermaku, Hysaj (81′ Trashi), Lenjani (46′ Roshi), Gjasula, Qose (46′ Memushaj), Bare, Manaj, Balaj
Trajner: Edi Reja

Franca: Mandanda, Varan, Lengle, Kimpembe, Toliso, Sisoko, Mendi, Dubo (88′ Pavard), Grizman, Ben Jeder (84′ Fekir), Zhirud

2 komente në “Magjia e “Air Albania Stadium” nuk sjell “fat” për Shqipërinë, triumfon Franca me 2 gola”

  1. Sebastia says:

    Nuk din rregullat baze te futbollit. Nuk din si te qendrojne ne fushe e le me te ken vizion loje apo te parashikojne levizjet e kundershtarit.
    I jap nje keshille Edit italian,dorehiqu se ktu s’ben dot gje as padre Pio.
    Ekipit Faqezi i them te fokusohen sa me shume te rezultatet negative (edhe pse po e bejne goxha mire) sepse duke rene e duke qendruar gjithmone ne Ligen D ne Nation’s League kan disa mundesi te kualifikohen ne Europianet e ardhshem (Le t’shpresojme qe formula e NL nuk ndryshon me kalimin e kohes)
    Urime Staqendrediumin sakat.

  2. Sebastia says:

    Nuk din rregullat baze te futbollit . Nuk din si te qendrojne ne fushe e le me te ken vizion loje apo te parashikojne levizjet e kundershtarit.
    I jap nje keshille Edit italian,dorehiqu se ktu s’ben dot gje as padre Pio.
    Ekipit Faqezi i them te fokusohen sa me shume te rezultatet negative (edhe pse po e bejne goxha mire) sepse duke rene e duke qendruar gjithmone ne Ligen D ne Nation’s League kan disa mundesi te kualifikohen ne Europianet e ardhshem (Le t’shpresojme qe formula e NL nuk ndryshon me kalimin e kohes)
    Urime Staqendrediumin sakat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje