Shifra rekord që FSHF ka fituar me biletat kundër Francës; kishte 100 mijë kërkesa

17 Nëntor 2019, 13:23Sport TEMA

45 milionë lekë ka fituar Federata Shqiptare e Futbollit nga shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Francë.

Kjo është shifër rekord sa i përket fitimit të siguruar nga shitja e biletave për një ndeshje.

21.700 bileta janë shitur për ndeshjen kundër kampionëve të botës, ndërkohë që kërkesat ishin 100 mijë.

Ndërkohë, rreth stadiumit nuk shihen as persona që zakonisht përpiqen të shesin bileta në treg të zi.

Përveç “yjeve” që ka në përbërje ekipi francez, interes të madh për këtë ndeshje ka zgjuar edhe inaugurimi i stadimit të ri “Air Albania Stadium”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje