Gazment Bardhi i PD i ka dalë në mbrojteje Ilir Metës për kallëzimin penal që kreu i shtetit bëri ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.
Përmes një deklarate shpërndarë mediave, Bardhi shprehet se kallëzimi penal i presidentit të Republikës ndaj kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
“Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.
Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.
Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit”– thotë Bardhi. (TemA)
foli dhe kurva e vogel e PeDes
Ik or qyq! Ti je i akuzuar dhe i pandehur per bashkepunim per lobimin rus! Dmth per pastrim ndoshta perfitim jo ligjor parash!
Ato ngjyrat roze tek fotoja te japin hijeshi!