Ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë, duket se janë ulur ndjeshëm çmimet e biletave për destinacionet e preferuara të shqiptarëve.
Hapja e tregut për “Air Albania”, rritja e kapaciteteve për “WizzAir” dhe hyrja në treg e kompanisë “EasyJet”, ka ndikuar ndjeshëm në portofolin e udhëtarëve, ku shumica e fluturimeve dikur të “kripura”, kanë ulur çmimin e biletave deri në 51 euro vajtje-ardhje Londra, 45 euro vajtje-ardhje Viena, 83 euro-vajtje ardhje Milano, 115 euro vajtje-ardhje Roma, 133 euro vajtje-ardhje Bolonja, etj.
Më në fund shqiptarët kanë mundësinë të udhëtojnë me çmime të lira dhe me standarde optimale në disa nga qytetet kryesore dhe më të bukura të Evropës.
Këtë e konfirmon dhe Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Krislen Keri, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook pohon se: “Hapja e tregut me futjen e #AirAlbania, shtimin e kapacitetit të #WizzAir dhe hyrjen në treg të #EasyJet kanë zbritur çmimet e biletave në nivelin 51 Euro vajtje ardhje #Londra, 45 Euro vajtje ardhje #Viena, 83 Euro vajtje ardhje #Milano, 115 Euro vajtje ardhje #Roma, 133 Euro vajtje ardhje #Bolonja, e shumë të tjera…
Si mendoni, më në fund, mund t’a quajmë tregun e aviacionit civil shqiptar të liberalizuar dhe me çmime të lira ‘low-cost’? ??????? ?? ?? ??”
Nëse çmimi për Bolonjën është më pak se 120 EUR, ndryshimi është “subvencion” dhe unë mund ta vërtetoj! A është e qëndrueshme? Le të shohim pas 8/10 muajsh.
Ku i ke keto.cmime o kokerr e hajdut mashtruesit. Dje udhetova dhe asnje nga keto cmime nuk egziston. Mbase i ke ndermend.
Me ke tall byt..n mor plehre.
Po per ç’ fare ” hapje” tregu ajror flet o i pa afte apo i pa…..Ttegu eshte i hapur multilateralisht qysh ne 2005 kur Shqiperia nenshkroi Marreveshjen ECAA midis Shteteve Europiane dhe Vendeve te Ballkanit Perendimor perfshire dhe Kosoven. Nuk e di ke mashtron ky njeri ne cilesine e Drejtorit te aviacionit qe i ben dem dhe vet qeverise qe e percaktoi per drejtor????? Boll me me mashtrime. Ka 30 vjet qe kush ka karrigen genjen. Njerzit kane nevoje per transparence..reflektim etj etj. Tregu Ajror qe te perdoret i nenshtrohet makro/mikro ligjeve. Kerkese Oferte. Administrata ka rol ” Arbitri dhe Fillrojtesi.
Te gjitha jane mashtrime!
Si mund te kete udhetimi ne Londer sa gjysma e cmimit te udhetimit ne Rome,qe eshte shume afer sa 1/4 e Londres?
Dhe keshtu me radhe!
Krahasojini cmimet tuaja me ato te Prishtines e Shkupit dhe do kuptoni mashtrimin tuaj!
Ku jane kto ulje .shko e bli nji bilete per Perugia e shoh. 150 vec nje rruge