Të fitonte titullin kampion kombëtar për Klevis Çelajn nga Vlora, nuk ishte aspak e lehtë. Ai vjen nga një familje shumë e varfër dhe i është dashur të punojë që në moshë të vogël. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare dhe për shkak të kushteve të vështira, është detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin.
Nga gjithë këto halle, për të kishte vetëm një shpëtim: Boksi. Çelaj ka 8 vjet që praktikon këtë sport. Ai e ka nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës.
Në fund të muajit tetor të këtij viti, në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit dhe ishte pikërisht Klevis Çelaj nga Vlora, ai që arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg.
Mirëpo edhe pse u shpall kampion, Çelaj u shpërblye vetëm me 14 mijë lekë, që nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi. Këtë e zbuloi ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionit “Historia Ime”, të gazetares Mirela Milori. Çelaj në një moment të rrëfimit të tij, përlotet vnë studio kur kujton një nga momentet më të vështirë që ka kaluar në jetë, kur ai dhe familja e tij nuk kishin as për të ngrënë.
Biseda në studio
Mirela Milori: Ti ke marrë një farë shpërblimi që dole kampion?
Klevis Çelaj: Kam marrë 140 mijë Lekë..
Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra apo të reja?
Klevis Çelaj: Të vjetra..
Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra, ke marrë që dole kampion?
Klevis Çelaj: Aq kam marrë..
Mirela Milori: Në jetë tënde ke pasur momente të vështira mesa di?
Klevis Çelaj: Po plot, sa të duash, pafund..
Mirela Milori: Cilat kanë qenë, nëse mund ti ndash me ne?
Klevis Çelaj: Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shikosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara. (Qan)
Mirela Milori: Për çfarë të vjen keq që nuk ke në jetën tënde?
Klevis Çelaj: Më vjen keq që jam 30 vjeç dhe s’kam dalë njëherë jashtë shtetit. Se kam kaluar ndonjëherë, vetëm brenda Shqipërisë, s’kam bërë asgjë, kam vuajtur shumë… Zakonisht mundohem që mos i’ua shpreh njerëzve, vetëm buzëqesh sado përbrenda jam..
Kampioni shqiptar i boksit jeton ende në një shtëpi të vjetër me nënën, babain, motrën dhe tezen e cila ka shumë probleme shëndetësore. Të gjithë presin prej tij.
hapni nje nr.llog bankare per kete kampion te vertet, ta ndihmojme sadopak qe kemi mundesi, sepse ky e meriton me te vertet fjalen kampion.
Respekte per kete djalosh, qe perpiqet ne rrugen e jetes ; dicitura thote – histori frymezuese ; vertete, por cili eshte shperblimi, histori prekese .
Turp per Vloren, per Bashkine, institucionet, per biznesin…
Jetohet ne erresire informative, vetem politike, politike…
“Qente” dhe politikanet e Vlores qe nuk jane as nje perqind i njohim krejt, bashke me sherret e tyre pa fund.
Njerzit e mire plot me halle e plot me enderra, si Klevisi, si njeh kush.
Shtet me kancer. O edi o sali o lili o luli. Motren ku ta keni fort.ju doni var prej gjuhe maskarenjt e poshter e shkaterruan Shqiperine
cun i mire dhe i vuajtur ,e shikon duke punuar gjithnje ,Urime ! Bashkia e vlores me ne krye legenin vetem per pasqyra dhe stola me cmime maramendese e ka mendjen .
O Zot ! Ku e ka fundin paturpesia e ksaj dite qe krijon kto halle .qe mbush xhepa politikanesh qe ata dhe femijt e tyre tju bejn karshillek ksaj varferie te dhimbeshme qe sigurisht ka shum si ky ! Kampion i nje sporti te eger me nje ndjeshmeri feminore aq te paster te copton zemren !!!1Shiko “fytyren” tende ne kte pasqyr or shtet vrastar,qe lufton nga maja me e lart e tij , te mbroj gjakun qe ju ke pir ktyre viktimave ,per te jetuar femijt tuaj ne Parajsen e krimit ,mashtrimit, e tradhetis ..TURPI tju ndjek deri ne varr