ANALIZA: Albin Kurti i vendosur të shkundë marrëdhëniet me Shqipërinë

21 Nëntor 2019, 14:50Rajoni TEMA

Ardhja në pushtet e Albin Kurtit të Kosovës do të vërë në provë marrëdhënien me Shqipërinë fqinje, ku ai dhe Edi Rama nuk kanë qenë gjithmonë në të njëjtin mendim.

Nga Përparim Isufi

Mbrëmjen e 25 tetorit, Albin Kurti hyri në zyrën e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe të dy burrat shtrënguan duart për herë të parë pas rreth 14 muajsh.

Takimet mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë fqinje jo gjithmonë bëhen tituj kryesorë, por kësaj radhe në të gjithë zyrën e Ramës kishte kamera televizive.

Të gjithë sytë ishin te gjuha e trupit dhe deklaratat që do të vinin nga dy politikanë të krahut të majtë që patën mosmarrëveshje më shumë se një vit më parë, por që u mblodhën përsëri bashkë për shkak të zgjedhjeve të tetorit në Kosovë.

Me Kurtin që pret të jetë në krye të qeverisë së ardhshme të Kosovës, takimi i tyre katër orësh ishte ndoshta një shenjë e punës që i pret ata për të përmirësuar lidhjet personale dhe rëndësinë që i jepet marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe fqinjit të saj me shumicë shqiptare.

Analistët thonë se Kurti dhe Rama do të bënin mirë ta lini pas të kaluarën e tyre për hir të të dy vendeve.

“Ata duhet të bashkëpunojnë sepse as kryeministri në Tiranë dhe as ai që pritet të zgjidhet në Prishtinë nuk janë persona privatë”, tha Enver Robelli, një redaktor me origjinë nga Kosova në të përditshmen zvicerane Tages Anzeiger. “Ata janë politikanë me një mandat demokratik për të përfaqësuar shtetet e tyre përkatëse.”

Por aktivitetet politike të Vetëvendosjes së Kurtit në Shqipëri rrezikojnë ta bëjnë më të vështirë këtë gjë.

Prania e Vetëvendosjes në Tiranë

Dyzet e katër vjeçari Kurti është në pritje të një rinumërimi përfundimtar të votave nga zgjedhjet e 6 tetorit të Kosovës për t’u emëruar si kryeministër pasi partia e tij Vetëvendosja  fitoi shumicën e votave, gati 15 vjet që kur u themelua si një lëvizje që lobonte kundër një marrëveshje të negociuar me Serbinë mbi fatin e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit, por refuzimi i Serbisë për të njohur shtetësinë e saj, e mbështetur nga Rusia, po pengon integrimin ndërkombëtar të shtetit të ri në organe të tilla si Kombet e Bashkuara, Interpol dhe Bashkimi Europian.

Atëherë, në verën e vitit 2018, Kurti u ofendua nga mungesa e një qëndrimi të qartë të Ramës kundër një ideje të hedhur nga presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, për të ndryshuar kufijtë e Kosovës, si pjesë e një zgjidhjeje që do t’i hapte të dy vendeve rrugën e tyre drejt BE-së.

Pas takimit të tyre në tetor, Kurti tha se kishte marrë garanci nga Rama.

“Kryeministri nuk e mbështet shkëmbimin e territoreve”, u tha ai mediave. “Territori nuk është një plaçkë që mund të shkëmbehet. Unë besoj se edhe pse mund të kemi dallime dhe gjëra të përbashkëta, ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë më mirë si dy qeveri. Ai më tha kështu dhe duhet ta besoj.”

Robelli tha se nuk ishte vetëm çështja e ndryshimit të kufijve që prishi marrëdhëniet midis dy burrave. Në dhjetor 2018, marrëdhëniet u përkeqësuan kur Vetëvendosja dërgoi disa figura të larta të partisë për t’u bashkuar me studentët që protestonin në Tiranë për të kërkuar kushte më të mira në universitete.

Pastaj këtë vit, Kurti, i cili nuk e fsheh dëshirën e tij për ta parë Shqipërinë dhe Kosovën të bashkohen në një shtet, hapi një degë të Vetëvendosjes në kryeqytetin shqiptar. Dega nuk është e regjistruar si një parti politike zyrtare, por disa analistë në Tiranë thonë se kundërshtimi i saj i zhurmshëm ndaj politikave të caktuara të qeverisë Rama sugjeron se kjo është thjesht çështje kohe.

Javën e kaluar, Vetëvendosja dënoi një operacion policor në një lagje të Tiranës, në të cilin u plagosën njerëz ndërsa protestonin kundër një projekti për zgjerimin e një rruge në atë zonë. Ajo tha se korrupsioni dhe standardet e dyfishta kishin pllakosur projektin, duke zemëruar kryetarin e bashkisë së Tiranës, aleatin e Ramës, Erion Veliaj.

Bashkia e Tiranës theksoi se Vetëvendosja ishte zgjedhur “për të qeverisur Kosovën”. Ajo i kërkoi partisë të reflektojë dhe të forcojë “degë që duken se janë jashtë kontrollit”.

Analistët në Tiranë thonë se veprimtaritë e Vetëvendosjes në Shqipëri do të lënë gjurmë në marrëdhëniet midis dy burrave.

“Rama, natyrisht, nuk e pëlqen Albin Kurtin”, tha analistit politik shqiptar Armand Shkullaku për TV Klan në Shqipëri, “dhe fitorja e Kurtit në Kosovë mund të përkthehet në një dramë politike për të.”

Marrëdhëniet rajonale një provë

Ardhja në pushtet e Kurtit shënon një zhvendosje të madhe në peizazhin politik të Kosovës dhe, pa dyshim, Shqipërisë, me zhvendosjen e Partisë Demokratike të Kosovës të Thaçit, PDK, në stolat e opozitës.

Por Adrian Collaku, kryeredaktori i portalit të lajmeve në Prishtinë Gazeta Blic, tha se ishte e parakohshme të pritej ndonjë rritje e madhe në ndikimin e Vetëvendosjes në Tiranë.

“Unë mendoj se është shumë herët për të parë ndikimin e Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes në Shqipëri në një shkallë të tillë që mund të përbënte një rrezik për Edi Ramën”, tha Collaku për BIRN.

Do të duhej një kohë e gjatë dhe një organizim më i madh për ta bërë Vetëvendosjen aq të fuqishëm në Shqipëri “siç është tani në Kosovë,” tha ai.

“Një faktor i rëndësishëm do të jetë modeli qeveritar që Albin Kurti do të prodhojë në Kosovë, në mënyrë që ai të reflektojë edhe në Shqipëri.”

Sa i përket politikave, marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nën drejtimin e Ramës do të vihen në provë nga zhvillimet dhe nismat rajonale siç është ideja e “Mini Shengenit” të Ballkanit, ide e hedhur nga Rama, Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për “të udhëtuar të lirë” midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh dështimin e BE-së për të vazhduar përpara me zgjerimin e saj në rajon.

“Për mua, kjo ngjan më shumë si një ide sesa si një projekt”, tha Kurti për nismën.

Rama parashikoi që Kurti do të mendonte edhe një herë këtë kur të vinte në pushtet.

“Mund të them që qëndrimi i Albin Kurtit do të rishikohet kur ai të bëhet një kryeministër me kohë të plotë dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje këtij procesi”, tha ai për Top Channel më 12 nëntor.

“E vetmja mënyrë për të hequr kufijtë është në marrëveshje me të tjerët. Si do ta heq Albin Kurti kufirin nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi? Apo do të hyjë në luftë?”

Nga ana e tij, Kurti dëshiron ta mbajë Ramën jashtë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë, tha Collaku.

“Ndërsa Edi Rama e përfshiu vetë veten në një farë mënyre në çështjen e negociatave me Serbinë, sidomos në idenë e një shkëmbimi territori, kjo çështje ngriu marrëdhëniet e tij me kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kurtin”, tha ai.

“Kurti ka njoftuar se ai do të udhëheqë dialogun me Serbinë dhe ka paralajmëruar Edi Ramën që ‘të tërhiqet’ nga kjo çështje.”

S’ka më “djalë të keq”

Çfarëdo që të ndodhë, ngritja e Kurtit në pushtet ka ndryshuar ekuilibrin midis tij dhe Ramës.

Në të kaluarën, me aktivitetet e tij anti-establishment dhe retorikën radikale, “Rama e shikonte Kurtin si një djalë të keq, që argëton popullin me fjalë të mëdha patriotike,” tha Robelli. “Situata ndryshoi kur Kurti filloi të trajtonte çështje konkrete.”

Kur u hodh për herë të parë ideja e një shkëmbimi territori midis Serbisë dhe Kosovës, Robelli tha që Rama duhet të kishte përdorur autoritetin e tij për të krijuar konsensus midis liderëve politikë të Kosovës. Por ai nuk e bëri këtë.

“Edi Rama ka bërë shumë për të polarizuar spektrin politik të Kosovës”, tha Robelli për BIRN.

Tani në Shqipëri Kurti shihet “si një shembull ndryshe, një model pozitiv dhe një politikan që nuk është i korruptuar”, tha ai.

“Por do të jetë koha që do të tregojë nëse ai vetë personalisht, dhe ata përreth tij, do të vazhdojnë të mbeten të pastër kur të kenën nën kontroll levat e qeverisë.”(birn)

 

25 komente në “ANALIZA: Albin Kurti i vendosur të shkundë marrëdhëniet me Shqipërinë”

  1. Bibin kurti says:

    PORDHE ME RIGON…. KU ESHTE RAMA KU ESHTE KURTI .
    PER TRE MUAJ QEVERISJE RAMA DO TA FLUTUROJE KURTI ESHTE TREGUAR TIPIK KOSOVAR NJERI I PA BESE DHE RAMA ESHTE LABE VLORE NUK TE HARRONE NUK ESHTE MALOK TROPOJE QE NUK KANE TURPE

    1. Mavri me gjoksin grope says:

      Maloket e tropojes nuk kan nxjerr ne semafore grate, motrat apo kusherinat, duke bere gjoksin grope nga pordheshitjet, o te qifja udhet.

      1. Skafi says:

        Ke te drejte,te kishin goje gomonet sa gojore beheshin ne breg te detit per te ardhur ne Itali…po pjesa derrmuese nuk ishin nga vlora o mavri me boje…hahaha ju morem nga lopet e ju sollem ne qyteterim o kar me syze.

    2. BLLOKMENI says:

      Te besh opozite eshte gjeja me e kollajte, problemi eshte si do te sillesh si burre shteti, aty shikohet sa bythe ke. Kosovarin ta shohim kur te beje betimin cfare do te molloise, pastaj ti veme noten , jo ne por shtetet qe i dhane pavaresine Kosoves.

    3. Çentrale says:

      Saktë grupi

  2. luani says:

    Po mire more z. Isufi , po a dini qe me rinumrimin e mbi 1000 qendrave te votimit ai edhe mund ye rrezikohet qe mos te jete parti fituese , por edhe me kete rezultat qe ka me aq deputet ai nuk mund te vendose asgje po nuk ra dakort me L.D.K. ne , dhe kjo parti eshte e kunderta e V.V te Kurtit . Pra e para nuk dihet a po del Kurti kryeminister dhe e dyta nuk mund te vendos asgje nga ato qe ka premtu . Ka mundesi qe as 6 muaj te mos qendroje kryeminister e Kosova te shkoje ne zgjedhje tjera . Nuk eshte si Edi Rama qe : Nuk ka opozite e president qe ja trondit themelet se ka shumic qe miraton çdo ligje biles edhe kushtetuten mund ta ndryshoje e te beje komplet kushtetut te re pa ju lutur ndonje partie tjeter .

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Bravo Albin! Mos bëj mbrapa se ke të gjithë shqiptarët mbas vetes të gjithë shqiptarët që e duam Shqipërinë jo për ta çvatur dhe jo për t’ua shitur gjitonëve tanë. ..tregoju vendin nëpërkave të sërbit dhe të grekut

    1. Neutrino says:

      Ditën kur të shitet shishja e fundit e ujit dhe prodhimeve të tjera serbe në Kosovë, do ta besoj se A.Kurti ka mendu për Kosovën. Të tjerat janë pallavra. Kosovarët me ato tru dhe politikanë që kanë, i rrujnë koqet Serbit. Sa për korrupsion, Albini i ka dy mentorë me famë. S.Berishën dhe I.Metën në Shqipëri. Ta shofim sa i fortë do të jetë nga tundimi i pushtetit që tek ne arrihet vetëm me lekë dhe kurvëri politike

  4. TT says:

    Kurti te merret me Shtepine e tij kosoven,kur te rregulloje kosoven ndoshta mund te jete dikushi,
    Shqiperia eshte shtet tjeter nuk ka nevoje per spiunin e UDBse.vetevendosja te zhduket nga Shqiperia nuk kemi nevoje nga sajesa serboturke.

    1. Shmil Balla says:

      TT, Ramti e Kramti e Bramti, e Kushti e Pushti…
      Kush ka për ideal dhe objekt mbarëvajtjen e SHQIPËRISË NATYRORE e të SHQIPTARIZMIT do gëzojë mbështetjen e shqiptarëve.
      Të kthjellemi si komb modern, e të vlerësojmë realisht vlerën e gjithanshme të FAKTORIT SHQIPTAR në ILIRI (zvetnim – Ballkan) për të mobilizuar resurset tona gjeostrategjike dhe mendore kombëtare.

  5. Kostandin says:

    Kurti eshte me i besueshem se Rama.Eshte dhe njeri i paster i pa perzjere me pislliqe dhe gafa.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Kostandin je nga zërat e pakët që përkrah Kurtin në këtë forum sepse këta shokët e tjerë janë nënpunës dhe militantë të ramës .unë mendoj që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të vihet në të njëjtën peshore me Ramën sepse shumë thjeshtë janë dy politikanë me kahe të kundërta Kurti është patriot dhe dëshiron bashkimin e shqiptarëve ndërsa Rama është peng i agjenturave serbogreke. Ky është shumë i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm ,po e zbrAzisë Shqipërinë dita ditës ..jo shumë ditë më parë nxorri në Facebook një hartë e cila tregonte Kosovën brënda kufijve të sërbisë, nuk bëhet fjalë për një gabim të vogël por bëhet fjalë për një mesazh shumë të pastër antishqiptar nga një kryeministër lodër në duart e agjenturave, po të shikosh edhe takimet me vuçiçin apo mbushjen e jugut të shqipërisë me varreza dhe simbole të tjera greke atëherë pazëlli del shumë i qartë dhe i plotësuar. .Rama në këto momente ndihet shumë i fuqishëm sepse nuk ka rivalë në Shqipëri dhe lodrat që bën me Metën Bashën apo Berishën janë thjesht për të hequr vëmendjen e popullit nga tradhëtia e radhës. ..
      Plumbin ballit e ka hak si Rama si Nano si Meta gjithashtu edhe Berisha. .shpresoj që Albini të grumbullojë mbas vetes të gjithë shqiptarët e ndershëm që duan një Shqipëri dinjitoze dhe një Shqipëri që u hap krahët shqiptarëve dhe nuk i lë të marrin rrugët e emigracionit. .nuk ka asnjë shans që Rama të krahasohet me Albin Kurtin

  6. ey says:

    Gjetat nuk duhet te personalizohen apo ne cfardo menyre te parcializohen. Te flasim per ide e parime, si lider, si shtet dhe si kombe ne pergjithesi.

  7. likefloriri says:

    Kurti ta shkunde ne hale, pasi me shqiperine duhet te mendohet mire edhe kur te thote nje fjale e jo me ne marredheniet me ne.

  8. Orli says:

    Albin kurti,vetem po shkundi kete timin se asgje tjeter nuk mund te shkundi.A e pate planin e masave me 16 pika(pika qe si bie) ku nje nga pikat ishte dhe mos shembja e teatrit,heqja e takses per rrugen e kombit etj.Me sa kam informacion Italianet e Francezet(populli) po e kerkojne me ngulm malpinin per t’ju hequr taksen e rrugeve sepse e kane shume te larte,drejte asaj rruge jane dhe populli i Zvicres por jane bere pengese kosovaret qe jetojne atje,se kerkojne fillimisht te hiqet taksa e autostrades se Kroatië’s ….

  9. Iliri nga Gjermania says:

    Albin kurti duhet te kete kujdes vete se eshte gjysem i Shkundur. Shqiperise dhe Rames nuk ka se çfare e Shkund ai. Mos te bej shm Pordhe ai se fluturon shpwjte nga Karrikja e Kryeministrit po u zgjodh Kryeminister.

  10. Konica USA says:

    Shqiptaret e Shqiperise nuk i kane harruar akoma krimet e Xhaferr Deves dhe Rexhep Mitrovices me shoke, gjithashtu jane te freskta nderhyrjet e forcave te Bukoshit ne 98-en,prandaj dhe falangat e Kurtit ne Tirane te kene kujdes.

  11. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Edhe ky islamisti ngeli pa e shkundur Shqiperine

  12. beni says:

    Kurti nje islamist i radhës,tjetri fytyren s’ka! Un kerkoj nje lider katolike ne kry te Kosovës atehere do t’a besoja Politiken e tij ! ku jan katoliket e Kosovaes kan vdekur?

  13. Pellazgos says:

    Per cfare “shqipetare” flet ty me comentin zhaku i pamposhtur,Kosovo eshte myslimane turke.
    Mos te duket loje Kombesia dhe Identiteti?
    Nuk ju pelqen vleresimi i Bushit qe jua tha troc,qe jini myslimane turq?
    Edhe “mikun tuaj” Bushin qe nuk e “ze” gjumi per ju nuk e besoni?
    “Shqipetaret” duhet te mesojne historine e Vertete dhe jo propagande per “Komb te paster”,per histori,per Identitet.
    Po nuk hoqet dore nga Turqia dhe Heronjte e saj si Ismail Beu,Frashellinjte etj dhe te quheni Epirote ashtu sic “pretendoni ” qe “Heroi juaj” Kastrioti ishte krenare,nuk do beni prokopi.
    Serbia,Shkupi,Turqia,Italia historikisht na kane vrare, pushtuar,perdhunuar.
    Varet nga Ne ne qofte se jemi me Ilyret,Epirin,Kastriotin apo me armiqte e tyre.
    Shqipetaret e Vertete iken nga Epiri me ardhjen e Osmaneve,nje pjese qe eshte mese e llogjikshme u turqizua dhe pjesa tjeter ishte Greke.
    Shteti apo Kombi zoti zhak ka institucione,nuk eshte si nje grup njerezish zulu qe nuk kane lidhje me kete shtet dhe nga ana tjeter te egzistoje dhe te mbijetoje.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      O pellazg leshi që ha supën e qelbët të anastasit. ..feja dhe kombi janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme kështu që nuk ke përse akuzon shqiptarët për ‘sunita’ apo islamikë etj etj ju që përdorni këto epitete jeni thjesht xhihadistë të celulës së anastasit .Pashko Vasa jua ka mbyllur gojën me mut këtu e 170 vjeshta por ju nuk mundeni ta kuptoni dot. .
      Pikërisht nuk e kuptoni sepse edhe mullah anastasi nuk arrin ta kuptojë përse ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’…nuk e kuptoni dot sepse ne sot e 30 vjeshta udhëhiqemi nga njërëz të shitur të cilët për interesa të ngushta personale nxorën në shitje interesin kombëtar dhe bashkëpunojnë me agjenturat e gjitonëve tanë në dëm të këtij populli prandaj kopila si puna jote dhe si puna e anastasit merrni guximin dhe t’u tregoni ‘historinë e vërtetë’ shqiptarëve pikërisht nga zemra e Shqipërisë dhe nga forumet shqiptare. .vazhdoni bëni përpëlitjet tuaja të dëshpëruara sepse Albin ‘muslimanoturku’do tua shtypi kokën të gjitha nëpërkave sërbo-greke

  14. kodrasadikit says:

    Siq po shifet nga komentet qendrimet tona jan kaotike sepse sjemi te artikuluar si e sa duhet !! Sinqerisht po theksoj se klasa politike si ne Tirane e njashtu ne Prishtine jan klasa te cofta politike pa ftyre e pa ndere qe e vjedhin popullin dhe shtetin e vete !! Tani po shifet se ne Shqipni ska opozite ose nji parti konkrete politike qe e ka progamin konkrete e reale per ta zhvilluar politika konkrete me perspektiva EU dhe mireqenje sociale e punesim !! Ne kosove fitoi opozita jo e korruptuar dhe me premtime konkrete per perspektiven kombetare shqiptare ne te dyja shtetet tona ! Si do te punojne dhe qfar rrezultate konkrete do te korrin te shofim dhe te presim !! Qdo risi eshte e mirseardhur aq ma pare nese eshte pozitive -shpresojme e besojme !!

  15. Flutura says:

    .. Kurti nje adoleshent i llastuar.
    Nuk pritet pjekuri me e madhe e tij.
    Ne moshen e tij dhe nje nivel adoleshenti? e papranueshme. Num piqet me tej.

  16. i duhet edhe 100-vjet me hy ne Frequencat e Shqiptareve .
    debat shterpe i iniciuar prej serbie padyshim .
    Le te tregoj aftesite e tij ne Kosove pastaj le te shkembej ndonji fjale me shqiptaret
    e shqiperise mbi X – teme !
    Stop histerise idiote

  17. Finoku says:

    Ne radhe te pare Kurti duhet te leri tezat budalleqe te bashkimit pa perfillur faktorin nderkombetare
    Baskimi kombetare duhet te vi gradualishte dhe ne perputhje dhe koordinim me perndimoret dhe kurresesi nuk duhet te vemi ne perplasje me perndimoret
    Cdo veprim qe iiriton interesat e perndimit dhe nacionalizmi i semure do te conte ne ndryshimin e balancave ne ballkan qe do te perkthehej ne shkelje syri serbise per tu futur ne kosove
    Dhe ndoshta atehere tankset serbe nuk do mjaftoheshin vetem ne zonen veriore por deri ne Peje dhe me ane te debimeve do te krijonin nje territore te paster etnik serb dhe pjesa juglindore do qe ajo qe do ngelesh nga kosova shqiptare
    Pra do te kemi Qipron e dyte por kete radhe ballkanike
    Kurti duhet te lexoje historine e Qiprose
    Ku nacionalistet grek te bashkimit te ishullit me greqine shkaktuane grushtin e shtetit dhe ne kete menyre i dhane turqise shkakun dhe me lejen e fuqive te medhaja qe te nderhynte duke e ndare ishullin ne dy pjese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje