Kampionati i futbollit, Ministria Bujqësisë fiton ndeshjen e parë ndaj Ministrisë së Arsimit

22 Nëntor 2019, 16:51Sport TEMA
Kampionati i futbollit, Ministria Bujqësisë fiton ndeshjen e parë

Ministritë e Qeverisë Shqiptare, përveç bashkëpunimit në shumë punë të ndryshme, kanë vendosur të oraginizojnë edhe një kampionat futbolli që do të zhvillohet mes Minisitrive të ndryshme.

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar dhe ndeshja e parë, e cila ka qenë mes Ministrisë së Bujqësise që drejtohet nga Bledi Cuçi dhe Ministrisë së Arsimit.

Në takimin e parë të zhvilluar mes tyre në një nga fushat sportive të kryeqytetit, fitimtarë ka dal skuadra e Ministrisë së Bujqësisë.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe vetë numri një i këtij institucioni, Bledi Çuçi, i cili ka udhëhequr ekipin e tij në fitoren e arritur ndaj homologëve të tyre të Ministrisë së Arsimit.

Kampionati do te vijojë sërish me duelet mes Ministrive të tjera. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje