Në krizë financiare dhe të pambështetur nga qeveria. Futbolli po shërben si pararoja e diskutimeve rreth lehtësirave fiskale në ligjin e sportit, aty ku problemet nuk mungojnë. Nga kontradiktat për formulën që do të përdoret, ku nuk janë marrë parasysh propozimet e sponsorëve.
Sipas Edvin Libohovës, zv. president i FSHF-së, “propozimi i Ligës dhe i komunitetit të futbollit, ishte që sponsorizuesit t’i zbritej nga tatim-fitimi pjesën e sponsorizuar deri në 30 përqind. Varianti i cili ka shkuar në Kuvend, i përpiluar nga Ministria e Financave, parashikon që pjesa e sponsorizuar të llogaritet në raportin 1 me 3, si shpenzim i zbritshëm”.
Libohova jep edhe argumentet përse komuniteti i futbollit e kundërshton propozimin e Ministrisë së Financave, si një formë që mbetet e destinuar të mos funksionojë.
Sepse do të jetë një kërkesë për shpenzime për sa i përket sponsorizuesit. Nëse nuk bëhet ky ndryshim ekipet e Superiores do ta kenë shumë vështirë të mbijetojnë dhe zhvillojnë futboll”.
Problem paraqesin edhe kufizimet e vendosura në ligjin për sponsorizimet, sipas të cilit në sport mund të investojnë vetëm kompanitë e mëdha, ku sponsorizimi është detyrimisht vetëm 3 për qind e fitimit vjetor.
Është vënë një kufizim nga Ministria e Financave, duhet të jetë 100 milion fitimi për të pasur të drejtën për të qenë sponsor, gjë që ka kufizuar numrin e tyre”, deklaron ai për A2.
Në mbledhjen e organizuar të pranishëm ishin përfaqësuesit e gjashtë klubeve, nga të cilët vetëm tre presidentë. Të mërkurën e ardhshme është planifikuar një tjetër takim, për të vendosur hapat që do të ndiqen, me alternativën e bojkotit të kampionatit që mbetet mbi tryezë.
Nëse nuk do te miratohen ndryshimet qe kemi propozuar klubet vendosen që do ta ridiskutojnë vazhdimin e kampionatit”, pohon Libohova.
Z.Libohova nje shprehje e vjeter thote qe qengji i bute thithe dy nena .i egri as te emen.Keshtu morali i saj eshte se presione qeverise nuk i ben dot Kalojeni ne vete sherbim dhe mos e leni kryetarin e FSHF Armando Duken te japi 2 deri 3 mije bileta falas vetem per te prishur imazhin e inagurim
it te stadiumit te ri me Rama ik
FUTENI NJA 2 APO 3 NDESHJE PER BAMIRSI DHE E RREGULLON DON DUKA KETE PUNE.
KETU NA DELE QE FUTBOLLI NUKE U ORGANIZOKA PA FUKAREJTE.NE TE NJEJTEN KOHE FSHF THEKSON SE :FUTBOLLI NUKE ESHTE PER FUKAREJTE.
PASTAJ FUTBOLLI NE SHQIPRI ESHTE QE TE SHIKOSH TE RINJET ,ATO TE MOSHAVE 14 VJECE ,SE ATO TE KATEGORISE SE PARE DIHET QE KAMPIONATIN E FITON PARTIZANI .DIKURE E FITONTE SKENDERBEU I KORCES ,DHE JO AI I KRUJES. AI I KRUJES NUKE LUAJTI FUTBOLL,PORE LUFTOI PER DITET E SOTME.