Përplasje me armë zjarri në Mirditë, 26-vjeçari plagoset rëndë

22 Nëntor 2019, 20:14Kronika TEMA

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Rubikut, në vendin e quajtur “Rreth i Epërm” Mirditë.

Mësohet se rrugës për në Rubik, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar fizikisht Federik Lekën, 26 vjeç dhe më pas e kanë qëlluar me dy plumba, një në shpatull dhe një tjetër në këmbë.

Leka është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje