Shumica në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vlerësoi pozitivisht aftësitë profesionale të gjyqtarit Gentian Medja, ndërsa bashkëlidhur vendimit u miratuan edhe rekomandime për KPK-në mbi vlerësimin e profesionalizmit. Në pakicë, Natasha Mulaj kërkoi shkarkimin e gjyqtarit.
Nga Vladimir Karaj
Shumica në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vlerësoi pozitivisht aftësitë profesionale të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Gentian Medja, ndërsa bashkëlidhur vendimit u miratuan edhe rekomandime për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit mbi mënyrën se si duhej të bëhej vlerësimi i aftësive profesionale të magjistratëve.
Medja i cili u konfirmua me shumicë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, u apelua nga Komisioneri Publik edhe kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ashtu si Xhesila Pine, anëtarja në pakicë e trupës së KPK që shqyrtoi çështjen e Medjas, Komisioneri arsyetonte se gjyqtari nuk kishte arritur nivel të mjaftueshëm në kriterin e profesionalizmit dhe se KPA duhej ta rivlerësonte sërish për këtë kriter.
KPA, pasi mori në shqyrtim çështjen dhe kërkesën e Komisionerit Publik që bashkë me këtë çështje të miratonte edhe një format të detajuar të mënyrës se si duhej të bëhej vlerësimi i aftësive profesionale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi me shumicë se Medja ishte “i aftë”. Katër anëtarë të trupës, relatori Luan Daci dhe anëtarët, Ina Rama, Sokol Çomo, Ardian Hajdari, vlerësuan se Medja ishte i “aftë për të gjykuar”, ndërsa rrëzuan pretendimet se ai kishte probleme të organizimit të punës dhe vonesa në shqyrtimin e çështjeve.
Në pakicë, kryesuesja Natasha Mulaj arsyetoi se Medja duhej të shkarkohej dhe se ai nuk kalonte në kriterin e profesionalizmit. Mulaj arsyeton se “ka mangësi të dukshme dhe të përsëritura në afatet për gjykimin e çështjeve, referencë ligjore të gabuar dhe shumë parregullsi në veprimet përgatitore”.
Vlerësimi për Medjan
Vlerësimi për Medjan u bë kryesisht sipas një tabele të përgatitur nga Komisioneri Publik, i cili pasi mori në shqyrtim edhe një sërë burimesh të tjera, përfshi informacion nga kryetari i Gjykatës Adminisgtrative ku punonte Medja dhe nga Shkolla e Magjistraturës e vlerësoi atë pozitivisht.
Në vendimin e arsyetuar KPA shprehet se problemet që pretendohej se i ishin gjetur gjyqtarit, që kryesisht lidheshin me vonesat në gjykimin e çështjeve, justifikoheshin me ngarkesën në punë. “Nuk rezulton të ketë gjykuar asnjë prej çështjeve jashtë afatit 1-vjeçar, rrethanë e cila vlerësohet proporcionalisht në raport edhe me treguesit e tjerë brenda kriterit të aftësive organizative”, thuhet në arsyetimin e shumicës.
Po ashtu pretendimi i citimit gabim të referencave ligjore u rrëzua, pasi sipas shumicës gjyqtari kishte të drejtë të ndryshonte referencën ligjore të padisë, në rast se gjykonte që paditësi kishte bërë gabim apo ishte referuar gabim. “Sqaron kuptimin e normave që zbaton, duke demonstruar aftësi të përgjithshme për të interpretuar ligjin”, arsyeton shumica.
Kolegji në fund arsyeton në favor të Medjas duke arritur në përfundime pozitive të profesionalizmit të tij. “Ka aftësi për të gjykuar; ka aftësi të pranueshme organizative, të cilat nuk kanë rezultuar në mosrespektim të të drejtave të palëve apo mungesë jo të pranueshme eficence ose efektiviteti; e ka zhvilluar veprimtarinë gjyqësore në përputhje me etikën dhe angazhimin ndaj vlerave gjyqësore dhe ka demonstruar cilësi personale dhe angazhim profesional, në përputhje me standardet e parashikuara në ligj”, shprehet shumica.
Nga ana e saj në pakicë Mulaj pretendon të kundërtën. “Në qoftë se u referohemi fakteve që janë konstatuar në Komision dhe në Kolegj, të pretenduara edhe nga Komisioneri në ankimin e tij, kanë rezultuar mangësi të theksuara në mënyrë të përsëritur nga ana e subjektit, në respektimin e afateve të thirrjes së palëve për seancat përgatitore”, shprehet ajo.
Mulaj shpjegon se përkundër arsyetimit të shumicës faktet e marra në shqyrtim provojnë se Medja nuk ishte i aftë profesionalisht. “Gentian Medja ka mangësi të dukshme dhe të përsëritura në afatet për gjykimin e çështjeve, referencë ligjore të gabuar dhe shumë parregullsi në veprimet përgatitore, të cilat cenojnë haptazi zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe cenojnë shumë figurën e magjistratit”, shprehet Mulaj.
Rekomandimi për Komisionin
Veç arsyetimit për rastin konkret me kërkesë të Komisionerit Publik dhe për faktin që KPA kishte për herë të parë një çështje të ngjashme, Kolegji arsyeton se ishte e nevojshme të shprehej edhe për mënyrën se si duhej të bëhej në vijim vlerësimi i profesionalizmit.
“Trupi gjykues i Kolegjit çmon të nevojshme që, nëpërmjet arsyetimit të plotë të vendimit që lidhet me këtë çështje, të japë edhe orientimet e tij në lidhje me kryerjen e procesit të rivlerësimit, për sa i përket kriterit të aftësive profesionale”, thuhet në vendimin e Kolegjit.
Aty rekomandohet që KPK të bëjë vlerësimin në “analogji me vlerësimin e aftësive profesionale të realizuar për subjektin e rivlerësimit Gentian Medja, sipas arsyetimit të mësipërm”.
Më tej arsyetimi shkon në detaje për mënyrat të vlerësimit. Përndryshe nga vlersimi i pasurive dhe problemeve me figurën ku vendimet janë më të qarta, KPA lë të kuptohet se në vlerësimin e profesionalizmit duheshin mbajtur parasysh një sërë kriteresh. Kolegji orienton që në këtë pikë të konsiderohen të rëndësishme ankimet dhe denoncimet nga publiku, ndërsa orienton Komisionin që të mos kapet në opinione ligjore që mund të konsiderohen thjeshtë “të pasakta”.
“Është shumë e rëndësishme që vlerësimi negativ të bëhet vetëm në rastet e gabimeve thelbësore dhe serioze dhe/ose kur ekziston një seri e qartë dhe e vazhdueshme e gjykimeve të gabuara, që tregojnë mungesë të aftësive profesionale”, thuhet në arsyetim.
Duke renditur një sërë kriteresh rivlerësimi dhe burimesh prej nga mund të merrej informacioni, KPA bën një balancim të qëndrimeve për të saktësuar se kur ato janë shkarkuese. “Aspekti i njohurive ligjore vlerësohet duke u bazuar në aftësinë e gjyqtarit për të marrë vendime gjyqësore, duke u bazuar në tregues të tillë, si: aftësia e përgjithshme për të interpretuar ligjin, për të identifikuar konfliktin e normave, për të përdorur parimet e përgjithshme të teorisë së të drejtës dhe aftësia për të analizuar jurisprudencën”, thuhet në arsyetim.
Më poshtë KPA arsyeton edhe se mbi çbazë duhej vlerësuar ngarkesa në punë, ndërsa këshillon që të merren parasysh edhe “rrethanat, të cilat nuk varen nga magjistrati”.
Më tutje KPA kërkon që Komisioni të vlerësojë edhe aftësinë e gjyqtarëve për të shmangur seancat joproduktive dhe kryerjen e procedurave të tjera gjyqësore që mundësojnë gjykim të shpejtë.
“Aftësia për të administruar dosjet gjyqësore ose të prokurorisë matet duke u bazuar në treguesit e rregullshmërisë, plotësisë dhe saktësisë së dokumentacionit të dosjes”, thuhet në vendim e KPA.
Ndërkohë sa i përket etikës dhe përgjegjshmërisë e paanshmërisë KPA orienton që të shihen mendimet e kryetarëve apo drejtuesve, masat disiplinore dhe po ashtu edhe denoncimet.
“Integriteti i magjistratit, në lidhje me imunitetin e tij ndaj çdo ndikimi ose presioni të jashtëm, matet duke u bazuar në tregues të tillë si rezultati i ankesave dhe verifikimi i tyre”, thuhet në arsyetim.
KPA arsyeton në vendim nevojën për të parë në detaje sjelljen e gjyqtarit sidomos sa i përket konfliktit të interesit dhe çështjeve të grupeve në nevojë. “Përdorimi i gjuhës diskriminuese, numri tejet i lartë i kërkesave të pranuara të palëve për përjashtimin e magjistratit, si dhe tregues të tjerë që dalin nga burime të tjera vlerësimi”, përmenden nga Kolegji si rrethana që mund të çojnë në vlerësim negative në aftësitë profesionale.(BIRN)
Jam nje nga denoncuesit e gjyqtarit G.Medja si ne KPK dhe ne ONM,per shkak te gjykimit te tij te nje anshem,te pa bazuar ne Kushtetuten e RSH,ligjet dhe VKM,duke marre ndaj ankimit tim nje vendim te pa drejte.
Por njekohesisht jam zhgenjyer totalisht nga gjyqtaret e KPK dhe KPA,qe e vleresuan te afte kete gjyqtar!
Ne gjykimin tim,gjyqtari G.Medja eshte i pa afte si jurist e jo me si gjyqtar!
Ne seancat e gjykimit te padise time ai eshte treguar pa personalitet,duke u treguar ne te gjitha rastet i nje anshem,kunder meje,pa marre parasysh asnje nga arsyetimet e mija ligjore dhe faktet konkrete!
Denoncimin tim e kam permbledhur ne nje material spjegues te shoqeruar me vendimin e ketij gjyqtari si dhe vendimin e Apelit Administrativ,qe eshte me skandaloz se i ketij gjyqtari!
Gjyqtari Medja per te vendosur demshperblimin tim te pensionit te parakohshem per 23 vjet,nuk u mjaftua vetem me perpilimin e nje AKTI EKSPERTIMI nga eksperte gjyqesor te licensuar,por depozitoi ne dosjen time njeri pas tjetrit 4(kater) AKTE EKSPERTIMI nga 3 eksperte gjyqesore te ndryshem,ndersa kerkoi nga njera prej tyre ta llogariste cuditerisht 2 here AKTIN e meparshem te saj!
Se ku e bazoi ligjerisht ky gjyqtar qe te mos mjaftohej vetem me nje akt ekspertimi,por kerkoi 4 akte dhe asnjehere nuk i shqyrtoi ne seanca gjyqesore e di ai vete dhe kete gjyqtare te Vetingut qe e vleresuan ate si te afte!
Dhe skandalozja ishte se ne Aktin e pare te Ekspertimit u llogarit demshperblimi im ne shumen 4.5 milion leke,ndersa ne aktin perfundimtar te caktuar ne vendimin e ketij gjyqtari u llogarit shuma skandaloze prej 200 mije leke!
Pra nje ndryshim prej 4.3 milion lekesh te reja!
Mbi te gjitha si i pranoi ky gjyqtar 4 akte ekspertimi me shifra te ndryshme,kur ekspertet e thirrura prej tij ishin te licensuara,por qe llogaritjet i bejne sipas deshires apo urdherit te gjyqtarit?
A nuk kane shkelur ligjin ligjin ekspertet dhe gjyqtari me nje ekspertize ,qe e ben te “vdekurin te gjalle” dhe anasjelltas?
Cfare vlere paskan ekspertiza te tilla kur gjyqtari urdheron te behen llogaritjet ne 10 variante,kur e drejta eshte vetem NJE dhe jo dhjete?
Cdo ankues padites ne gjykate e kerkon te drejten nga ligji,qe duhet ta interpretoje gjyqtari,ndersa ne rastin tim nuk vendosi as ligji e as gjyqtari,por eksperti gjyqesor,ndersa gjyqtari vendosi sipas qejfit te tij apo per arsye te tjera qe duhet t’i gjykonin keta “rojtaret” e Vetingut qe moren persiper te pastronin drejtesine!
Ne se do te kishin lexuar vendimin e ketij gjyqtari per ceshtjen time,do te verenin pa aftesine e tij ne arsyetimin e fakteve dhe argumenteve,mos njohjen e legjislacionit deri aty kur shkruan se per ish ushtarake nuk ka patur VKM per kompesimin e bukes dhe gazit te lengshem,gje qe nuk eshte e vertete!
Ne kete vendim duket qarte se gjyqtari nuk e ka formualuar ate per rastin tim,por ka perdorur nje vendim te pergjithshem dhe kjo duket ne futjen e frazave copy paste qe nuk kishin te benin me ceshtjen time!
Per me teper se kete gje e kane bere edhe 3 gjyqtaret e Apelit Administrativ,qe kishin marre copy paste keto plagjiatura te ketij gjyqtari dhe ne kerkojme drejtesi!
Jam thellesisht i zhgenjyer nga vendimet e KPK dhe KPA qe per mua ata qe e kane vleresuar gjyqtarin G.Medja te afte,jane me te pa afte se ai!
Mund te qeshin te gjithe keta gjyqtare me cfare kam shkruar me siper,por nje fjale e urte e popullit thote:
-“Pyet te vuajturin e jo te diturin”!
Ne se nuk do ishte keshtu,nuk do kishte shkuar drejtesia shqiptare ne humnere,pergjegjes te se ciles jane edhe keta gjyqtaret e KPK e KPA,qe as vete nuk e kane kaluar filtrin e Vetingut realisht!
Gjyqtaret e KPK dhe KPA ,qe e vleresuan te afte gjyqtarin G.Medja,ne gjykimin tim jane edhe vete me te PA AFTE se ai!
Vleresimi i sakte i gjyqtareve do te behej vetem ne se do verifikoheshin te gjitha vendimet e tyre gjyqesore,te pakten te denoncuara nga humbesit!
Vetem nje vendim ne shkelje te ligjit,fituesi mund t’i dhuroje gjyqtarit miliona leke e jo humbesi!
Ne se keto vendime nuk verifikohen,por vetem pasurite qe ata i vetdeklarojne,gjithcka eshte mashtrim dhe nuk ka per te bere drejtesi ne DREJTESI!
Nje nga ata qe kane kaluar ne gjykim nga ky gjyqtar jam edhe une. Per menyren e zhillimit te gjyqit dhe vendimin e marre, pa asnje nderhyrje dhe asnje lloje pagese, kam respektin me te madh per kete gjyqtar. Sipas zotit dyshniku gjyqtaret qe gjykojne medjan jane me te paafte se ai. Po atehere vendimi qenka shume i mire medja qenka me i miri.