FOTOT/ "Në tokën ku nuk ka jetë", shkencëtarët bëjnë zbulimin në Etiopi ku s’ka gjurmë mikroorganizmash

23 Nëntor 2019, 17:27Lifestyle TEMA

Jeta gjallon në tokë edhe në kushtet më ekstreme, nga i nxehti përvëlues i shkretëtirave tek akujt e ngrirë të Arktikut, apo puset toksikë.

Por shkencëtarët kanë zbuluar një vend në Etiopi ku jeta nuk arrin ta gjejë rrugën e saj. Në Dallol, një prej mjediseve të planetit tonë me kushtet më ekstreme, nuk ka asnjë gjurmë mikroorganizmash. Ky vend është tmerrësisht nxehtë, i kripur dhe acid.

Pellgjet e tij shtrihen në një krater vullkanik në ultësirën Danakil, e janë të mbushur me ujë të vluar, kripë, e gaze toksike, pasojë e një aktiviteti ekstrem hidrotermal.

Edhe në dimër, temperaturat gjatë ditës i kapërcejnë 45 gradët Celsius, e disa prej pishinave natyrore super acide e të kripura të kësaj zone, kane vlera negative pH. Rezultatet e zbulimit u botuan në revistën shkencore Nature Ecology & Evolution.

Shkencëtarët i kanë përdorur provat e jetës në ambiente ekstreme në Tokë, si një analogji për kushtet kur jeta mund të ekzistojë edhe në planetë të tjerë të sistemit tonë diellor apo mbase, edhe përtej tij.

4 komente në “FOTOT/ “Në tokën ku nuk ka jetë”, shkencëtarët bëjnë zbulimin në Etiopi ku s’ka gjurmë mikroorganizmash”

  1. M says:

    Do beje mire te na tregoshe shkallen e PH te ketyre ujrave.
    Mbasi une kam vrejt me leter te turnesolit PH e D.Adriatikut ne Shengjin me nr.9 pra,bazik.
    Po bazik nr.9 kishem dhe peshtymen ne goje.
    Nr.7 tregon neutralitetin:Zero acid zero bazik.

    1. Edlira says:

      Edhe Shengjini buze kraterit te vullkanit eshte,keshtu qe ja vlen ti krahasojme PH-et me Ethiopine…kushedi kuptojme noi gje….??? ???

  2. Niku says:

    Une sapo e pash nje gjallese te foto 6.

  3. Plugu says:

    Atje qenka nje vend brilant te çosh Meten dhe Berishen bashke me Familjet per pushime. Sidomos Meta qe na i ka qejf pikniket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje