Mbetjet hapësinore paraqesin problem për satelitët

24 Nëntor 2019, 15:42Hi-Tech TEMA

Satelitet në hapësirë, gjithmonë e më shumë janë të detyruar të bëjnë manovra të shumta për shkak të rritjes së sasisë së mbeturinave hapësinore, për të shmangur përplasjet dhe dëmtimet, deklaroi një astronaut i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA).

“Kjo situatë është përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë dekadave të fundit”, theksoi astronauti dhe koordinatori i ESA-s, Thomas Reiter.

Që nga fillimi i epokës hapësinore, rreth 8 000 satelitë janë dërguar në hapësirë, nga të cilat vetëm 1 800 janë ende aktivë.

Një pjesë e madhe tashmë kanë rihyrë në atmosferën e Tokës.

Megjithatë, vetëm në pesë deri në gjashtë vitet e ardhshme, pritet që më shumë se 50 000 satelitë të rinj do të dërgohen në hapësirë.

“Ky është një shumëfish i madh i asaj që është dërguar në gjithë epokën hapësinore”, deklaroi Reiter, duke shtuar se është çështje e sigurisë së infrastrukturës së rëndësishme të hapësirës.

1 komente në “Mbetjet hapësinore paraqesin problem për satelitët”

  1. MH says:

    Vendosni kazanet e mbeturinave rrugve dhe rritni numrin e leshimeve satelitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje