Berat, e reja e divorcuar denoncon 48 vjeçarin: Më përdhunoi në banesë

25 Nëntor 2019, 10:58Kronika TEMA

Një 48 vjeçar është ndaluar pasi akuzohet se ka përdhuar një 31 vjeçare në banesën e saj në Urën Vajgurore.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 24 nentor, dhe autori i dyshuar L.C është prangosur disa orë mē vonë nga policia në banesën e tij,në fshatin Tapi, ku jetonte së bashku me familjen.

Denoncuesja ka deklaruar në polici se burri kishte kohë që e ndiqte nga prapa, por ajo nuk mendonte se ai do arrinte deri në këtë pikë, dhe për këtë arsye nuk ka bërë denoncim më parë ndaj tij për “përndjekje”.

31-vjeçarja F.H, jetonte e vetme në një banesë në Urë-Vajgurore, pas divorcit disa muaj më parë me bashkëshortin.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje