Pentagoni shkarkon sekretarin e Marinës

25 Nëntor 2019, 17:59Bota TEMA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka shkarkuar drejtuesin e marinës ushtarake, duke i dhënë kështu fund një përplasjeje shokuese mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqjes së lartë ushtarake për fatin e një pjesëtari të forcave speciale të marinës (SEAL), i cili akuzohet për krime lufte në Irak.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, saktësoi se Sekretarit të Marinës iu kërkua paraprakisht dorëheqja nga Sekretari i Mbrojtjes dhe se më vonë ai e paraqiti atë.

Sekretari i Mbrojtjes Esper u shpreh se pati humbur besimin tek Sekretari i Marinës Richard Spencer dhe e akuzoi atë se, pa e vënë në dijeni, pati propozuar një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për rastin e ushtarakut në fjalë.

Presidenti Trump pati dalë në mbrojtje të rastit të oficerit të marinës Edward Gallagher, i cili fitoi pafajësinë për akuzën se pati vrarë me thikë një të burgosur militant të Shtetit Islamik, por u gjet fajtor se pati pozuar me trupin e tij në Irak, në vitin 2017.

Shkarkimi i Sekretarit të Marinës është një kthesë dramatike në debatin e shpejtë dhe të ngarkuar politikisht, që ekspozoi një krisje në marrëdhëniet e Presidentit Trump me zyrtarët më të lartë të forcave të armatosura amerikane dhe ngriti pikëpyetje rreth rolit që duhet të luajë komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura në çështjet e sistemit të drejtësisë ushtarake.

2 komente në “Pentagoni shkarkon sekretarin e Marinës”

  1. artiles says:

    Paskan kopjuar nga metoda e “shkarkimit flash” që praktikon Ministrja jonë e Mbrojtjes madam Xhacka!

    1. taras bulba says:

      Cte shkarkoje Xhacka ?? Ska as gjenerale , as oficera madhore , as admirale te rangut qe mund te meret Xhacka me ta , ka ca hallexhinje , kapurale qe per te mare nje shpi , apo per te studiuar femijte marin aratine neper Afganistan , Irak e gjetke ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje