Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë mëngjesin e kësaj të marte.
Ndryshe nga tërmeti i shtatorit, këtë radhë pasojat kanë qenë dramatike.
Në Durrës e Thumanë ka pasur pallate të shëmbura, përveç shtëpive private.
Raportohet se tre persona aktualisht janë të konfirmuar se kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur nën rrënjoja.
Në Thumanë, aty ku paraqitet edhe situata më dramatike, një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja.
Në prehërin e saj, të afërmit dhe forcat zjarrfikëse nxorrën gjallë nipin e vogël.
Në Kurbin një tjetër person humbi jetën, pasi i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar lëkundjeve të fuqishme që u ndjenë, është hedhur nga ballkoni.
Po në Kurbin, një tjetër person, ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.
Forcat e zjarrëfikësve dhe emergjencave civile janë duke punuar për nxjerrjen e tyre.
Në spital raportohet për qindra persona që kanë shkuar për të marrë ndihmë.
Drejtuesit kryesorë të shtetit, duke nisur nga kryeministri Rama, kanë qenë në terren, ndërkohë që pasojat reale të këtij tërmeti do të mësohen vetëm orët në vijim.(TemA)