Mrekulli në Durrës, pas dy viktimave nxirret i gjallë nga rrënojat e hotelit 35-vjeçari

26 Nëntor 2019, 16:59Kronika TEMA

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Durrësi. Është nxjerrë i gjallë nga rrënojat një tjetër person. Është shpëtuar 35-vjeçari Adriatik Boti, nga Dibra.

Trupi i të riut është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në hotel “Miramare”, në Durrës, i cili është shkatërruar plotësisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Nga rrënojat e hotel “Miramare” janë nxjerrë deri më tani dy trupa të pajetë, ndërsa i tretë fatmirësisht është nxjerrë i gjallë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje