VIDEO tronditëse: Pallati në Durrës zhytet nën tokë nga tërmeti

26 Nëntor 2019, 10:30Kronika TEMA

Një pallat në lagjen numër 6 të Durrësit ka pasur dëmtime në masë shumë të madhe.

Dy kate të pallatit janë zhytur nën tokë dhe raportohet për katër persona të cilët gjenden të bllokuar në këto dy kate të godinës.

Është tej mase e vështirë që skuadrat e shpëtimit të ndërhyjnë për shkak të frikës nga shembje të tjera që mund të rrezikojnë jetën e banorëve por edhe pjesëtarëve të forcave të shpëtimit.

4 komente në “VIDEO tronditëse: Pallati në Durrës zhytet nën tokë nga tërmeti”

  1. Nik says:

    Zot i madh kèto janè dème kolosale si nga ana umane dhe materjale.

  2. @ says:

    Nga foto dhe nga pamjet ne vend nuk rezulton te jene “zhytur dy kate nen toke”. Kolonat e katit perdhe qe ka qene nje lokal kafene jane keputur nga lekundjet sizmike duke shkaktuar cedimin e madh ne bllok te gjithe kateve me siper. Ndoshta nga nderhyrjet e gabuara gjate punimeve ne katin perdhe per ta pershtatur ne kafene, duke prishur pjese te strukturave mbajtese sikurse jane pervec kolonave edhe muret mbajtes, etj.

  3. Leoni says:

    Te futen eskavatoret me perforcime te germje bri pallatit te hapin shteg shpetimi.

  4. Kritiku says:

    Nuk eshte i zhytur nen toke, thjesht jane shembur 1 apo dy katet e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje