Pasojat e tërmetit Haradinaj: Jemi në kontakt të vazhdueshëm, po qendroj në Kosovë për të menaxhuar angazhimin tonë

27 Nëntor 2019, 15:44Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka treguar të gjithë angazhimin që ka marrë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

“Ndihma dhe gatishmëria e qytetarëve, institucioneve tona, bizneseve dhe vullnetarëve, për t’u dalë në ndihmë financiare, strehuese dhe humane bashkëkombësve tanë në Shqipëri, të prekur pas tërmetit me pasoja tragjike, është përtej çdo pritjeje.

Faleminderit që hapët zemrat dhe dyert tuaja!

Në këtë situatë emergjente, si Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës po qëndroj në Kosovë, për të menaxhuar gjithë angazhimin institucional që ne si Qeveri e kemi nisur, menjëherë pas kësaj tragjedie.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet tona, që tashmë kanë marrë detyrat e tyre dhe janë bërë bashkë me ekipet shqiptare në zonat e prekura nga tërmeti.
Ushtria e Kosovës, Policia, ekipet nga KEK, Trepça, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, ekipet e tjera emergjente do të vazhdojnë të jenë në Shqipëri, për aq kohë sa është e nevojshme angazhimi Ynë!

Po ashtu, kemi vendosur që të gjitha ndihmat e qytetarëve dhe bizneseve tona të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, të cilat pastaj në mënyrë institucionale do të përcillen për në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, jemi duke u angazhuar që të mobilizojmë edhe instanca të tjera të ndihmës dhe strehimit, duke aktivizuar çdo institucion të nevojshëm për raste të tilla”, nënvizon Haradinaj.

5 komente në “Pasojat e tërmetit Haradinaj: Jemi në kontakt të vazhdueshëm, po qendroj në Kosovë për të menaxhuar angazhimin tonë”

  1. Dritani says:

    Ramush. Nuk te kemı njohur per te tılle. Shum keq. Ne mort nuk behet polıtıke.
    E ke ulur shume fıguren karshı shqıptareve te Shqıperıse.

  2. Aliu says:

    Po ky analfabeti sikur dha doreheqje?????

  3. Miku says:

    Juve mund tju doket “gomare”, ky njeri por ky ka zemer, ka vullnet, ka miresi.Ky ishte ne balle para trimave te komunizmit shqipetare qe flen gjume dhe behet gati te vjedhin ndonje gje.Te paktten respektojeni, pavaresisht se ti Mero nuk i vjen as deri afer b….s!!!

  4. am says:

    Na ruajt zoti nga ndihma e ketij shqiptari pa shtylle kurrizore. Ky burrec!!

  5. Noli says:

    Respekt per kontributin qe ka dhene Ramushi ne luften per clirimin e Kosoves. Ne paqe si politikan e drejtues i shtetit Kosoves nuk ka dhene asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje