Pasojat e tërmetit në Lezhë, banorët strehohen nëpër çadra

28 Nëntor 2019, 13:40Sociale TEMA

10 pallate dhe shumë shtëpi janë bërë të pabanueshme nga termeti i një ditë më parë në qarkun e Lezhës.

Disa prej banoreve janë strehuar në çadra të vendosura në Bashkitë Lezhë e Kurbin, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur që të qëndrojnë jashtë, pranë banesave të dëmtuara.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe Prefekti, Gjok Jaku shprehen se vëmendja kreysore është përqëndruar në identifikimin e dëmeve dhe strehimin e banoreve që i janë dëmtuar shtëpitë.

Prej dy ditesh në tre bashkitë e Qarkut të Lezhës grupet e punës ndodhen në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa ka nisur mbledhja e ndihmave për t’iu ardhur në ndihmë banoreve të prekur nga tërmeti.

1 komente në “Pasojat e tërmetit në Lezhë, banorët strehohen nëpër çadra”

  1. katnari says:

    pjerin bytheci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje