Sizmiologu: Forca e pasgoditjeve është në rënie, nuk ka vend për panik

28 Nëntor 2019, 12:34Sociale TEMA
Sizmiologu: Forca e pasgoditjeve është në rënie, nuk ka vend

Sizmiologu ka shpjeguar se pas goditjes kulminante të 26-nëntorit, vetëm tre goditje kanë qenë rreth 5 rihter, ndërsa të tjera kanë qenë gjithmonë e më të vogla. Ndër të tjera sizmiologu ka deklaruar se nuk ka vend për panik pasi shkalla e këtyre lëkundjeve është në rënie.

“5.1 rihter. Ishin të pritshëm për shkak se janë pasgoditje. Nuk parashikohen. Por magnituda nuk ka qenë afër tërmetit të parë.

Vetëm tre goditje kanë qenë 5, ndërsa të tjerët kanë qenë më të vegjël. Ajo zonë është ende aktive dhe do të gjenerojë ngjarje sizmike.

Nuk ka vend për panik. Magnituda ka qenë shumë larg asaj të parë, kjo është normale. Është e vërtetë që shkakton stres. Por nuk është e thënë se do të ketë gjithmonë dëme. Tirana nuk është e rrezikuar.” ka thënë Rexhep Koçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje