Ilir Meta: Isha në Sukth, sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar

28 Nëntor 2019, 09:41Sociale TEMA

Ilir Meta ka përcjellë një mesazh lidhur me ditën e Flamurit Kombëtar.

Ai ka vizituar Sukthin ku ndër të tjera është takuar me disa familje të prekura nga tërmeti.

Ndër të tjera Meta shkruan:

“Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni!

Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.

Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar.

Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten.??”

4 komente në “Ilir Meta: Isha në Sukth, sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar”

  1. Free says:

    vazhdo bjeri me i brim ti se e ke ne terezi, ti dhe sorollopi yt fle naten si qingj ndersa fukarai kercen ne shi.

  2. Spartak VERDHA says:

    Çfarë keni mor amon . Edhe sot nuk mund të rrini pa shfry . Lejeni për nesër , se u bëtë edhe ma të këqij se ato , që shani e akuzoni . Leje ” dreqin ” një ditë pushim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje