"La Repubblica": Serbët, Kosovarët, shqiptarët, tërmeti bashkon ish armiqtë, kjo është koha për t’u bërë miq

28 Nëntor 2019, 08:40Sociale TEMA

Ata janë bërë bashkë duke gërmuar nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës në kërkim të mrekullisë, shpirtrave të gjallë.

Saktësisht njëzet vjet pas luftës në Kosovë, për herë të parë pas shpërbërjes së saj të përgjakshme dhe spastrimit etnik, ish jugosllavia e dikurshme duket se është ringritur, me qëllimin e saj më të mire.

Në emër të solidaritetit, Ballkani është bashkuar, qoftë edhe vetëm për disa ditë, në përpjekje për të shpëtuar jetët e goditura nga tërmeti që goditi bregdetin shqiptar dhe rrethinat e kryeqytetit natën midis të hënës dhe të martës.

Që prej ditës së djeshme, ekipet e shpëtimit të dërguara nga Prishtina, Beogradi, Tirana, Zagrebi dhe Shkupi, kanë formuar një zinxhir njërëzor shpëtimtarë.

Zjarrfikësit, ushtarët, njësitë e qenve, ekipe me uniforma me stema dhe flamuj të ndryshëm, dikur armiqësorë me njëri tjetrin, janë në garë për të rikuperuar të gjallë dhe viktima.

Ata mund të mos vëllazërohen, por kanë bashkuar forcat për një qëllim të përbashkët.

Në Thumanë, një njësi serbe nga Nishi, e përbërë nga rreth 20 zjarrfikës, mbërriti dje dhe iu përvesh punës për të gërmuar nëpër rrënojat e një ndërtese tre katëshe të shembur pjeserisht.

Pak metra më tutje vazhdojnë punë zjarrfikës nga Prishtina dhe një grup ushtarësh me emblemën e Republikës së Kosovës, të qepur në mëngët e uniformës.

“Askush nuk ka patur probleme – sigurojnë ata – në fakt, mbase kjo është koha për t’u bërë miq”. Ata shprehen se  “Ndonjëherë jemi të burgosur nga paragjykimet tona”.

7 komente në ““La Repubblica”: Serbët, Kosovarët, shqiptarët, tërmeti bashkon ish armiqtë, kjo është koha për t’u bërë miq”

  1. Jo per gje... says:

    Shqiptaret skan qene kurre armiq me njerezit e thjeshte ne serbi. Ka qene shteti dhe institucionet serbe qe kan krijuar armiqesi me popullin shqiptar per arsye te nje shovinismi politik te ushqyer nga Rusia, Turqia e forca te tjera antishqiptare.
    Po cti thuash nje grupi debilash ne Shqiperi qe e mbajn veten per gazetar me vlera?
    Respublica my ass…. Idiotet e mutit! Ju Jeni idiot a derezij….

    1. Matrapiku says:

      Jo per gje … po je kar fare.
      Rusia eshte e para qe do mardhenie te mira Serbi Shqiperi, qe ti rritet influenca ne Shqiperi nepermjet Serbis.
      Eshte Sulltanati Islamiki i Turqis ajo qe tmerrohet nga miqesia dhe bashkpunimi i Arnavutistanit me popujt e Krishter te Ballkanit.
      Do gjithmon armiqesin me Serbin dhe Greqin qe ta futi nen “ombrellen e vet” Shqiperin dhe te duket si “shpetimtare” ne syte e Shqipove.

  2. maga says:

    titulli është ofendues për shqiptarët! shqiptarët dhe kosovarët është qasje antikombëtare, proserbe! është qasja e ymer bazes, robellit, buzhalës,matoshit,çilit! është qasja e llumit,por jo e shqiptarëve. është qasja e pensionistave të dules që shkruajnë nga bodrumet e janullatosit,pronarit të vërtetë të fletushkës së ymerit

    1. Matrapiku says:

      Ja dhe nje TurkoArab, nga 75%- shi i Shqiperise ose nga 90%-shi i Kosoves, qe nxit armiqesin dhe konfliktet mes Shqiptareve dhe fqinjeve tane shekullor, jane ata qe verteton theniet e mia tek komenti me siperm, qe financohen nga Sulltani ose nga Hoxha i lagjes.

  3. leko says:

    Popujt asnjehere nuk jane armiq te njeri tjetrit….
    Faji eshte e diktatoreve dhe i medjave qe u shkojne mbrapa….

  4. Fredi says:

    Plotesisht te drejte maga.Shqipetaret jane nje.

  5. Debatik says:

    Faleminderit ju themi te gjitheve sot dhe vecanerisht atyre qe politika i shpalli armiq ata jane njerez kane gjak dhe ndjenja qofshin Serbe Greke apo Turq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje