“Sonte në Durrës, në lagjet 6 dhe 18, ku ende ka njerëz nën rrënojat e dy pallateve të shembura nga tërmeti, ndoqa nga afër punën e njësive të emergjencave civile nga Kosova, Franca dhe Rumania dhe të personelit tonë, të cilët prej ditës së djeshme po bëjnë përpjekje të mëdha në kushte shumë të vështira”, shkruan Basha.
Postimi i Bashës
Sonte në Durrës, në lagjet 6 dhe 18, ku ende ka njerëz nën rrënojat e dy pallateve të shembura nga tërmeti, ndoqa nga afër punën e njësive të emergjencave civile nga Kosova, Franca dhe Rumania dhe të personelit tonë, të cilët prej ditës së djeshme po bëjnë përpjekje të mëdha në kushte shumë të vështira.
Specialistët e kërkim-shpëtimit më shpjeguan sfidat me të cilat po përballen për një operacion të suksesshëm shpëtimi. I falenderova në emër të çdo shqiptari për ndihmën e çmuar në këto momente tragjedie, kur ende ka njerëz nën rrënoja dhe kur numri i atyre që kanë humbur jetën po rritet.
Qytetarë të shumtë më treguan për dëmtime të mëdha që kanë pësuar shtëpitë e tyre, shumë prej të cilave janë bërë të pabanueshme. Ju kërkoj atyre dhe çdokujt tjetër të ndjekin këshillat dhe udhëzimet për evakuim sipas rastit, duke shmangur çdo rrezik. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve është përparësia kryesore.
Si një familje e madhe, në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me miqtë e partnerët tanë, do ta kalojmë këtë situatë tragjike.
O udebash Luli!
Ik në Hollande dhe ha paret e UDB-se por mos vepro kunder Shqiperise dhe Kosoves se do ta paguash shtrenjte o sherbetori Beogradit.
Mos shpif kunder UÇK-se se do ta paguash keq tradhetine o shpellar malesh.
Po ja shkove ti i ndoqe nga afer dhe pastaj cfare? Kujt i plasi trapi si e shtyn diten ti o loqe!
Ik o palle shko mobilo ato dy vilat ti se ate pune ke!
Ne terezi e ke ti, ke ramen qe te ka xhan, te dha 13 mln Euro, te jep tendera … ohu lum si ti.
Kjo eshte ajo qe do te degjonim nga ju zoti Basha pra cdo veshtersi ta kalojme bashke ti shtini doren e bashkepunimt edhe z.Rama dhe kjo te larteson si njeri dhe lider
O luli po ti pse nuk sjell ato cadrat nga Moska te strehosh te pastrehet? Apo te duhen vetem per te bere rrethimin e ‘Krujes’?