VIDEO emocionuese: E ndihmoi gjatë luftës, familja kosovare hap dyert dhe strehon familjen durrsake

27 Nëntor 2019, 20:42Sociale TEMA

Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës, raporton REL.

“Jemi miq të vjetër që nga koha e luftës. Nuk e kemi harruar miqësinë. 

E patëm sikletin tonë atje dhe thamë me këtë rast po vijmë të takohemi me miqtë tanë, të çmallemi. 

Gati jemi të rrëshqasim lotët nga malli, çfarë të them unë” thotë Mihal Kazanxhi.

3 komente në “VIDEO emocionuese: E ndihmoi gjatë luftës, familja kosovare hap dyert dhe strehon familjen durrsake”

  1. NJE GJEST I TILL TE BEN KRENAR SE KUSH JE says:

    KJO ESHTE QYTETARI DHE VLERE QE KEMI NE POPULLI SHQIPTAR,, NDERIN DHE ZEMERGJERSIREN NE KOHE MERO E VESHTIRA..E KEMI MPOSHTUR ARMIQET NDER SHEKUJ DHE DO TA PERBALLOJM EDHE FATEKEQINE E NATYRES,,,r

  2. Genti says:

    Syt me lot. Jemi popull i vuajtur. Mire qe kemi njeri tjetrin. Njerezit me zemer te madhe e tregojne veten ne te tilla raste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje