FOTOT: Tragjedia e Dienës është e paimagjinueshme

27 Nëntor 2019, 18:30Sociale TEMA
FOTOT: Tragjedia e Dienës është e paimagjinueshme

Vetëm 30 vjeçe, Diena Karanxhaj-Meçaj iu bashkua shumë shpejt bashkëshortit që u nda nga jeta pesë vite më parë.

Ajo dhe vogëlushja e saj, Esiela 8-vjeçare, nuk arritën t’u mbijetonin lëndimeve të marra nën rrënojat e pallatit me gjashtë kate në Durrës, të shembur nga tërmeti. I vetmi që u nxorr gjallë është i ati i Dienës, pasi edhe nëna e saj ndërroi jetë.

Nisur nga Instagrami, historia e Dienës është e paimagjinueshme, e jashtëzakonshme dhe e tmerrshme njëkohësisht.

Dorian Karanxhaj mbaroi Akademinë e Arteve të bukura në Romë dhe konsiderohej një prej piktorëve më premtues, por humbi jetën në moshën 37-vjeçare si pasojë e atakut të miokardit.

Pavarësisht trishtimit që la pas humbja e bashkëshortit, ajo ja doli të vazhdonte ëndrrën e tij për pikturën.

Pas vdekjes, Diena kuroi një ekspozitë për të përkujtuar artin e tij.

Si një mënyrë për të pasur ndoshta një lidhje me të atin e ndjerë, Diena u kujdes që vogëlushja Esiela të ishte në kontakt me pikturën, ëndrrën e tij të lënë përgjysmë.

Një grua me pasione të shumta, që adhuronte muzikën, pikturën dhe çdo formë të artit në përgjithësi, Diena vendosi të mos dorëzohej.

Dashurinë e saj për të bukurën ajo e materializoi duke hapur një dyqan me bizhuteri.

Por ja që fati e deshi që ëndrrat për veten, për vajzën, për prindërit të ndërpriteshin tragjikisht.

Sot, Diena u gjet me një fije shpresë për jetën, ndonëse pranë saj Esiela kishte ndërruar jetë.

Ajo iu bashkua të bijës vetëm pak çaste pasi u nxorr nga rrënojat.

Një histori e pabesueshme deri në dhimbje sa fjalët janë të pakta për ta përshkruar.

E vetmja gjë që ngelet në të tilla momente është besimi se ndoshta janë të tre bashkë…ndoshta ka një vend për shpirtrat që janë bërë për njëri-tjetrin.(Anabel)

2 komente në “FOTOT: Tragjedia e Dienës është e paimagjinueshme”

  1. Jep says:

    E dhimbshme ne shpirt. U prehshin ne paqe keta engjej.

  2. Eagle says:

    O Zot! C’te thuash……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje