FOTO LAJM: Tërmeti bën bashkë politikën, Basha shfaqet krah Ballës tek forcat rumune të ndihmës

28 Nëntor 2019, 05:20Sociale TEMA

Tërmeti i ditës së djeshme i cili ka shkaktuar të paktën 35 viktima, gati 700 të plagosur dhe mijëra të pastrehë ka bërë bashkë palët politike.

Lulzim Basha është fotografuar në krah të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit  njihet për shkollimin dhe lidhjet e forta me qeverinë Rumune, dhe ka qenë një nga ndërmjetësit kryesorë për ndihmën e sjellë prej tyre.

Fotoja është shkrepur në Durrës ku Basha dhe Balla kanë qenë pranë ekspertëve të situatave emergjentë të ardhura nga Rumania po punonin për nxjerrjen nga rrënojat të personave të mbijetuar./CNA.al

1 komente në “FOTO LAJM: Tërmeti bën bashkë politikën, Basha shfaqet krah Ballës tek forcat rumune të ndihmës”

  1. Populli katunar says:

    Pse, Kane qene ndonje here te ndaje plehrat ne Shqiperi?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje