Policia procedon penalisht administratorët e portalit “Jeta osh Qejf”: Publikuan lajme të pavërteta

28 Nëntor 2019, 21:39Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi që në orët e para të mëngjesit, në mbledhjen e qeverisë, se kushdo që dispononte një kanal komunikimi dhe e përdorte atë për lajme të pavërteta apo për përhapje paniku do të përballej me mbylljen, bazuar edhe në shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Pasditen e së enjtes, drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare  në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi, në një deklaratë për shtyp deklaroi se janë proceduar penalisht administratorët e një faqeje interneti për publikimin e njoftimeve të rreme në rrjetet sociale.

Procedimi penal nisi për shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç të cilët akuzohen për përhapjen e panikut në publik përmes publikimit të lajmeve destabilizuese.

“Konkretisht, kjo faqe në datën 28.11.2019  ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës”, deklaroi zyrtari i lartë i policisë, Lutfi Minxhozi.

Policia e Shtetit fton median dhe qytetarët që për çdo situatë e cila mund të ngrejë dyshime ti drejtohen Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore për të marrë informacion zyrtar.

6 komente në “Policia procedon penalisht administratorët e portalit “Jeta osh Qejf”: Publikuan lajme të pavërteta”

  1. Shpresa says:

    Duhet te reagonit shume me heret per keta kriminel te cilet vetem shpifin me lajmet qe publikojne . Sa e sa njerez jane ndjere keq nga shpifjet qe publikon portali Jeta osh Qejf .

    1. Shqiperia says:

      Ne mezin e dhimbjes qe po perjeton populli yne i dashur, guxojne te bejne biznes ne menyrat me te paskrupullta keta palaco dhe palodjem.
      Rama te veproje mbi te gjithe ata qe perfitojne nga kjo situate.
      Ne situata te atilla dallohet robi nga pjesa tjeter e gjallesave.

  2. gjergji says:

    Ashtu duhet.Bravo.

  3. Tan_Tironci says:

    Tamam be kohe. Kta shkerdhata I kom pas qejf me pare, por kishin muaj qe kishin rreshkit fare. JOQ nuk është politizuese por thjesht vezhguese.. Ndaj edhe I Kam bllokuar.

  4. Timi says:

    Qijani kurvat burgun e kane pak.

  5. Lala says:

    O Erland, o Gent, shpresoj te gjeni ne morgun e Tiranes apo Durresit familjaret tuaj.
    O shpirtvrases, o injorante qe perdridheni sikur keni shpikur ndonje gje te mire. Ju vetem plehra jeni, asnje gje me teper.
    Imazhet e juaja vetem ankth, tmerr perhapin dhe aspak edukate apo miresi per ata qe ju ndjekin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje