Eksperti i sizmiologjisë: Tërmetet bregdetare janë të rrezikshme, mund të shkatërrojnë edhe shkëmbin

29 Nëntor 2019, 19:55Sociale TEMA

Ish-drejtori i Institutit të Sizmologjisë, Shyqyri Aliaj ka folur në lidhje me tërmetin që goditi vendin mëngjesin e së martës.

Sipas tij, tërmetet bregdetare janë më të rrezikshme dhe mund të shkatërrojnë edhe shkëmbin.

Ai ka shtuar:

“Në Shqipëri ka disa breza tërmetor. Por brezi më kryesor i tërmeteve është ky bregdetar që shkon nga Vlora, në Shkodër dhe vazhdon bregdeti Dalmat.

Ky është rajoni më i prekur nga tërmet dhe rrezik më të madh.

Është i tillë për arsye se në detin Adriatik kanë kontakt dy pllaka.

Pllaka afrikane që zhytet nën pllakën Euroaziatike, toka jonë malet, kodrat.

Duke e shtypur atë krijohen sforcime në këtë zonë dhe këtu akumulohen tërmetet.

Ato akumulohen për një periudhë të gjatë, e tillë që e shkatërron shkëmbin edhe pse në det”.

1 komente në “Eksperti i sizmiologjisë: Tërmetet bregdetare janë të rrezikshme, mund të shkatërrojnë edhe shkëmbin”

  1. Ilir says:

    Nga titulli qe i ka vendosur shkrimit, duket qart qe gazetari qe e ka ber ka kuptuar nje mut nga sa ka then shkencetari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje