Rama ngre moralin e të prekurve nga tërmeti në Lezhë: Më në fund një buzëqeshje, jam bërë si ariu i cirkut për kalamajtë

29 Nëntor 2019, 18:24Sociale TEMA

Pas Durrësit dhe Thumanës, Rama është zhvendosur në Lezhë në një kompleks ku ka takuar disa prej familjeve që janë akomoduar.

Gjatë bisedave me fëmijët dhe prindërit e tyre, kryeministri për të shtensionuar situatën ka bërë edhe disa batuta, ndërsa shkruan në facebook se më në fund ‘një buzëqeshje’.

“Qetësohuni, pushim dhe gjumë, mos e keni mendjen te tërmeti, do u duket sikur tundet, por nuk është e vërtetë. 

Kush ka nevojë për ilaçe duhet të regjistrojë emrin dhe ne do të sjellim mjekun. 

Ju nuk do të fusni dorën në xhep për asgjë. 

Unë jam bërë si ariu i cirkut për kalamajtë, këta më shikojnë mua sikur shikonim ne kur ishim të vegjël ariun e cirkut”, tha Rama.

3 komente në “Rama ngre moralin e të prekurve nga tërmeti në Lezhë: Më në fund një buzëqeshje, jam bërë si ariu i cirkut për kalamajtë”

  1. Gjergji Simaku says:

    Shohin poturret e tua dhe pampersin tat o qyq….

    1. moni says:

      Po ke te shohin o Gjergj, benevreket e Sales apo florinjte e Likes?

  2. Enea says:

    Pse nuk thua qe je bere si klloun ose palaco cirku, por jo tani. Shume kohe me perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje