Pallatet e dëmtuar nga tërmeti, inxhinieri: Ustallarët për të mos i hapur punë vetes nuk vendosin brezin antisizmikë

29 Nëntor 2019, 14:00Kronika TEMA

Inxhinieri Artur Roshi, në studion e Report TV me Denis Mingën, ka folur për situatën e godinave që preken ngë tërmeti dhe mënyrën sesi duhet të veprohet për të vlerësuar një pallat, nëse duhet të nxirret i pabanueshëm apo duhet që të riparohet.

Për Roshin, si fillim duhet parë nga inxhinierët nëse pallatet nga lëkundjet e tërmeteve, u është dëmtuar struktura apo janë dëmtuar suvatimet.

Sipas inxhinierit, nëse struktura e pallatit është prishur, atëherë duhet parë nga ekspertë dhe vlerësuar nëse mund të ndërhyhet për ta riparuar.

Roshi thotë se deri tani, në Shqipëri, strukturave të pallateve që janë dëmtuar nga tërmeti u është shtuar beton, por në fakt ka metoda akoma më të përparuara, që kanë një kosto të caktuar.

Ai thotë se pallateve që u është dëmtuar struktura, kolonat, vetëm duke i mbështjellë ato me fibra karboni, qelqi dhe plastike të përbëra në një thurje, duke i veshur rreth kolonave me disa prajmera silikone, janë bërë më të qëndrueshëm, duke ua shtuar jetën deri në 80-100 vite.

Ky lloji riparimi i bën pallatet më të qëndrueshëm për ngarkesat sizmike.

Por pse në Shqipëri nuk i jepet rëndësi forcimit të pallateve për të përballuar ngarkesat sizmike?

Roshi thotë se nuk është faji i projektuesve, pasi ata e kanë të përcaktuar në projekt mënyrën si duhet të ndërtohet pallati për të përballuar tërmetet.

Por, janë të shumta rastet që ustallarët që bëjnë punimet e neglizhojnë aspektin sizmik, sepse është proces disi i vështirë, dhe për të mos i hapur punë vetes, nuk ndërtojnë breza antisizmikë.

Roshi beson se një investitor nuk kursen duke mos bërë këtë brezë antisizmikë, por që janë ustallarët që, për të mos shtuar punën e tyre, nuk e vendosin këtë brezë.

Ai thekson se ndërtesat e lartë, që janë bërë kohët e fundit, janë bërë me përgjegjshmëri të lartë, duke respektuar të gjithë standardet antizimike.

Intervista:

Zoti Roshi e njeh shumë mirë problematikën që ekziston dhe pasojat që ka shkaktuar tërmeti, gjithashtu edhe faktin nëse ka rrezik apo jo që të banohet në ato pallate ku ka krisje, por jo dëmtime të strukturave madhore. Çfarë duhet të bëjnë qytetarët tek ato banesa ku ka krisje, por jo dëmtime të strukturës? Duhet të evakuohen?

Jo. Kjo situatë krijon një lloj ankthi dhe qytetari nuk ka kulturën e duhur për të dalluar cila është struktura dhe cila është pjesa mbushëse, Por një asistencë qoftë edhe shoqërore me inxhinierë që i njohin, mund t’i konsultojnë qoftë edhe me foto nëpërmjet rrjeteve sociale me këdo, kam idenë se janë mundësitë për të gjykuar në mënyrë të shpejtë, nëse është cenuar struktura apo thjesht pjesa mbushëse e saj, që hyn te ngarkesat e përhershme siç janë muret e brendshme dhe muret e jashtme, qofshin këto që ndajnë një ambient të brendshëm nga tjetri, qofshin nga jashtë-brenda.

I gjithë problemi, siç e shohim ne, që themi se nuk është shqetësues kryesisht te ndërtesat e larta, të cilat janë me skelet beton-arme, atje ku janë prishur muret ndërmjet dy kolonave, unë do të rendis se cilët janë faktorët. Sigurisht, sipas kushteve teknike, muraturat qoftë të jashtme, qoftë të brendshme, duhet të shoqërohen me breza antisizmikë në 1,2 m lartësi që nga dyshemeja.

Çfarë janë këto breza antisizmikë?

Janë breza të vendosura me fije hekuri, 4 fije hekuri me stafa çdo 25 apo 20 cm.

I kanë këto breza ndërtimet tona?

Ky është problemi. Ndërtuesit kryesisht qëndrojnë ose i vënë shumë rëndësi skeletit të betonit, markës së betonit, hekurit dhe tullën e quajnë si një gjë që nuk mban peshë, ngarkesë. Mirëpo kjo jep efekt psikik sot, në këtë situatë. Duke mos u bërë këto breza antisizmikë, të cilat janë me hekur, 4 fije hekuri me stafa çdo 15, 20 apo 25 cm, që përcaktohet nga projektuesi, nga gjerësia e murit, nga distanca e hapësirës së dritës nga kolona në kolonë. Pastaj edhe vetë muri duhet të kapet te kolona me fitila hekuri të shpuara me trapan, të cilat duhet të futen te fuga e tullave. Pra, këto janë masa që kryesisht nuk bëhen, por çfarë bëjnë? Shtrëngimin, duke eliminuar këto sepse janë edhe ustallarët ata që i bien shkurt sepse është punë e shtuar për ustallarët brezi antisizmik. Ata gjejnë një kompromis se gjoja nuk shpenzojnë, por nuk ma merr mendja që një investitor mundohet të kursejë te një brez antisizmik, por më shumë është iniciativë e njerëzve, e ustallarëve.

Mungesa e brezave antisizmikë në pallatet tona është fenomen i përhapur apo i rrallë?

Kryesisht, ku ka çarje, këto nuk janë. Çarja është një shenjë që mungojnë brezat antisizmikë dhe kapjet me shufrat e hekurit. Pra, përveç brezit antisizmik bëhen edhe 2 kapje, një lart e një poshtë brezit sizmik, kolona me murin, pra shtyhet në fugën e tullës. Element tjetër është përbërja e produktit të ndërtimit, që është tulla, përbërja e llaçit.

Këto ndërtesa janë të riparueshme apo duhen prishur?

Janë të riparueshme. Sot shkenca ka evoluar dhe ato mund të riparohen edhe në mënyrë të kollajtë, pavarësisht se mund të kenë një lloj kostoje të diferencuar, por që nuk prish anën funksionale. Në qoftë se do të kemi të prishur pjesë të strukturës, të kolonës, atëherë deri më sot, ne i kemi bërë duke shtuar betonin. Kjo do të thotë që cenonim sipërfaqen funksionale të saj. Ndërsa sot shkenca ka arritur që vetëm duke i mbështjellë ato me fibra karboni, qelqi dhe plastike të përbëra në një thurje, duke i veshur rreth kolonave me disa prajmera silikone, ato e bëjnë shumë të qëndrueshme ndërtesën, ia shtojnë jetën 80-100 vite, njëkohësisht jo vetëm për qëndrueshmërinë e saj, pra për ngarkesën që merr dhe përçon, pra për vetitë e elasticitetit, por edhe për ngarkesat sizmike.

Janë të kushtueshme këto veshje?

Janë relativisht, por ato të mbarojnë punë shumë shpejt dhe nuk prishin anën funksionale dhe ia shtojnë jetëgjatësinë ndërtesës. Është njëlloj sikur e bën ndërtesën nga e para sepse jetëgjatësia e ndërtesës, edhe gjatë projektimit, kështu mendohet, pavarësisht se betoni ka një veti që duke qenë në prani me lagështinë në themele, ky është shansi i ne ndërtuesve, vetia e kapilaritetit të ujit bën rritjen e markës. Pra, në qoftë se ne e projektojmë me 250 kg/cm2 markën e betonit, ajo rritet me kalimin e viteve ose në 100 vitet e para dhe mund të kalojë te 300-350 kg/cm2.

Në Durrës janë dëmtuar disa ndërtesa shumë të reja. P.sh. ndërtesa e konvaleshencës e vitit 1958 ka qëndruar në këmbë dhe ajo e ndërtuar në vitin 2008 është rrënuar, ku humbi jetën edhe një përfaqësues i forcave tona policore. Si shpjegohet?

Tërmeti ishte i fuqishëm, po të shohim historikun e tërmeteve që kanë rënë në vendin tonë, por duhet thënë që ishte i përballueshëm, ashtu siç u përballua nga 99% e banesave në këto dy qarqe. Unë mendoj që, sigurisht kur flasim për fazën e parë të ndërtimit, që është projektimi, kryesisht inxhinierët janë të vëmendshëm dhe kanë filluar, pavarësisht se në mënyrë vullnetare, po projektojnë duke u bazuar në eurokode, në eurokodin 8, i cili ka të bëjë me koeficientët sizmikë. Kështu që unë mendoj se nuk është problemi te projektuesit. Megjithatë, kur unë kam qenë Drejtor i Institutit të Ndërtimit, bëra një marrëveshje me Universitetin e Mariborit, i cili kishte qenë aktor kryesor në bërjen e eurokodeve dhe në adoptimin e tyre në Slloveni. Kështu që unë e mora si model. Marrëveshja ekziston edhe sot, mund të jetë në Institutin e Ndërtimit ose në ministri, por nuk u mirëkuptua sepse nuk u mbështet. Duhet mbështetur nga qeveritë sepse ajo është Bibla e ndërtimit. Duhet të bëjmë Kodin e Ndërtimit, siç kemi Kodin Zgjedhor.

Po shohim pamje nga një pallat i dëmtuar, i cili është ndërtuar në vitin 2015.

Në rastin konkret, nga pamjet që po shoh dhe nga konstatimi i vetë qytetarit, muret në këtë pallat janë të dëmtuara sepse nuk janë ndëtuar sipas standardeve të duhura, nuk kanë mjete lidhëse, nuk kanë breza antisizmikë.

Sipas jush, ky pallat duhet prishur dhe të ndërtohet nga e para?

Jo. Riparohet.

Dhe si mund të riparohet në mënyrë që t’i qëndrojë një tërmeti tjetër, nëse do të ketë?

E para është se sistemi tra-kolonë nuk ka pësuar gjë; e dyta, mund të bëhen ekzaminime te kolona për qëndrueshmërinë e kolonave me sklerometër, pra për të parë markën e betonit se sa është, jo vetëm me sy të lirë por duke e ekzaminuar. Dhe e fundit, nëse kërkohet, mund të improvizojmë rënien e një tërmeti tjetër për të parë se sa është intensiteti që ato mbajnë. Pastaj quhet e kolauduar dhe mund të funksionojë.

Pra teknologjia sot bën të mundur edhe riparimin e kësaj ndërtese?

Sigurisht.

Nuk është diçka që duhet hedhur poshtë menjëherë?

Cilat janë gjasat që ky pallat të riparohet?

Përderisa ai i ka në tërësi muret e dëmtuara, brigada që ka ndërtuar muret i ka ndërtuar të dobëta sepse po ta vësh re ka vetëm dëmtime muresh. Dhe duket që skeleti i kolonave është korrekt, ndërsa pjesa e muraturës është tërësisht jashtë standardeve. Është e papranueshme mënyra e si janë ndërtuar ato. Duhej të kishte kolona antisizmike, edhe breza antisizmikë. Aty nuk shihet asgjë. Në mesin e lartësisë së dritares duhej që të kishte një brez antisizmik. Faktikisht nuk ka. Po ashtu edhe lidhjen me pjesën e kolonës nuk e ka. Kështu që ajo muraturë bie e gjitha, sepse është e paqëndrueshme.

Ka shqetësime për pallatet me tulla, që janë ndërtuar në kohën e regjimit komunist. Sa rezistuese janë këto pallate? Gjithashtu kemi edhe një numër të madh pallatesh parafabrikate. Si është situata e këtyre pallateve?

Ne duhet të krijojmë rekorde të reja të masave për sigurinë e objekteve, pas kësaj ngjarjeje. Së pari, duhen çekuar të gjitha objektet në tërësi. Dikush mund të thotë që nuk kemi kaq shumë specialistë sepse ky proces kërkon specialistë të aftë për t’i ekzaminuar drejt dhe saktë. Mirëpo kjo mund të bëhet për një kohë relativisht të gjatë sepse nuk mbaron nesër kjo çështje. Ne jemi të ekspozuar pafundësisht ndaj tërmeteve. Atëherë ne duhet të krijojmë një strategji. E para, çekimi i tyre; e dyta, dhënia e informacioneve apo e një lloj kulture rreth tërmeteve, e cila mund të bëhet që në shkolla të mesme, me anën e disa leksioneve që të dinë se si të sillen për të mos i kapur paniku sepse ne do të bashkëjetojmë me tërmetet. Po kështu edhe për përmbytjet, po kështu edhe për të specializuar trupat sepse pamë inxhinierët e ujësjellësit që ishin të patrajnuar, pamë ata të OSHEE-së që ishin të patrajnuar. Këto njësi mund të jenë te Shtabi i Emergjencave dhe duhet të jenë të trajnuar. Vumë re që kishin shumë diferenca me Shtabin e Emergjencave të Kosovës. Pse ndodh kjo? Kosova është një shtet shumë i ri, por ka filluar të krijojë një kulturë ashtu siç duhet, të mbështetur mbi bazamentin e qëndrueshëm të Perëndimit, ndërsa ne ende vazhdojmë të ecim rrëmujë, nuk e dimë as nga vijmë e as ku shkojmë. Unë mendoj që duhet ngritur edhe niveli i këtyre trupave të emergjencës, pra i specializimit të tyre, por edhe në mjetet e duhura. Ne nuk kemi detektorë për të gjetur trupat e njerëzve në rrënoja, në bazë të temperaturës. Nuk kemi mjete për t’i ngarkuar shpejt. Një specialist i trupave italiane u shpreh se mjetet që disponojnë trupat shqiptare u përkasin kohëve të shkuara.

Ju pyeta për pallatet.

Ato duhen parë me kujdes, sepse kemi pallate të ndërtuara me tulla silikate. Sigurisht që ato janë mbështetur në kuotën që ka përcaktuar projektuesi sepse është shumë e rëndësishme se cila është kuota ku mbështetet themeli. Rëndësi kanë edhe ujërat nëntokësore a kanë përmbajtje kimike apo me sulfate të ndryshme, qoftë edhe ujërat e jashtme sepse mund të dëmtojnë themelet. Rëndësi ka edhe përbërja e llaçit, përmbajtja karbonike e tij. Ka pasur edhe raste kur pallatet janë suvatuar me rërë deti, që është diçka krejt e papranueshme. Kjo ka ndodhur thjesht te suvatimet e mureve të tyre, nuk ndikojnë te prishja e strukturës. Në një pallat rëndësi ka struktura tra-kolonë. Shqiptarët kishin perceptim të gabuar dhe ndërtuesit ishin delja e zezë për ta, që po ndërtonin ndërtesa të larta dhe po i merrnin në qafë. Por doli krejt e kundërta.

Pse dolën më rezistente ndërtesat e larta?

Po sepse ato janë projektuar me përgjegjshmëri dhe do të thotë që edhe zbatimi i tyre është me përgjegjshmëri. Çdokush e di që është e rrezikshme sepse problemi qëndron te zbatimi, se si zbatohet projekti, nuk është te projektimi. Pastaj vijmë te përdorimi. Një herë në 70 vite apo një herë në 100 vite, normalisht këto ndërtesa duhen kontrolluar, gjithashtu edhe urat, digat, të gjitha objektet.

Një pjesë e pallateve në regjimin komunist janë ndërtuar me punë vullnetare. Mund të jenë më të dobëta?

Po sepse llaçi nuk mund të ketë markën e duhur, apo edhe kolona antisizmike. P.sh., për kuriozitet, çimento e Elbasanit rreth vitit 1995 përdorej thjesht për muraturë sepse nuk mund të arrinte markat për të projektuar kolonat, markat 250-300. Kështu që përdorej çimento e importuar. Ndërsa sot fabrika e Fushë-Krujës ka një cilësi shumë të mirë. Pra, ndërtimi ka të bëjë me cilësinë e produktit, të elementit lidhës, për të arritur markat e duhura qoftë te hekuri, sa është përmbajtja e karbonit, e çelikut. Për këto bëhen provat laboratorike. Dikur por edhe sot vazhdon t’i bëjë Instituti i Ndërtimit. P.sh. kur betonohet një kat, ndërkate quhen këto, një soletë, merren 3-7 kubikë dhe bëhen provat. Një provë bëhet në 3 ditë, një tjetër në 7 ditë pas betonimit dhe tjetra pas 21 ditësh.

Kjo është teoria, por praktikisht a ndodh kështu?

Kompanitë e ndërtimit, te betoni dhe te hekuri kryesisht, në shumicën e tyre sepse nuk mund ta absolutizoj, e respektojnë.

15 komente në “Pallatet e dëmtuar nga tërmeti, inxhinieri: Ustallarët për të mos i hapur punë vetes nuk vendosin brezin antisizmikë”

  1. ...... says:

    Prape ustallaret e kane fajin?????
    Po inxhinierat nuk kan faj?
    Rine ne zyre e nuk kontrollojne??
    Sipas ketij i bie qe meqe ustai perton i ve me pak hekur e beton shtyllave se nuk e kontrollon njeri.
    Po perpiqen te heqin pergjegjesin qe kane mbi supe. Si duket duhet te paguaje perseri ndonje fukara.

    1. Feniks says:

      Ja kush jane kriminelet qe shkaktuan tragjedine keto dite:
      Kur e pranon edhe ky teveqel qe ka qene drejtor i Institutit te Ndertimit,qe pergjigjej direkt per cilesine dhe garancine e ndertimeve si perfaqesues i shtetit,merret me mend se kush jane ktiminelet!
      Prokuroria ta marre te pandehur kete njeri se ka pranuar vete se ndertimet jane bere ne shkelje te projekteve,te rregullave teknike dhe per me teper qe puntoret e ndertimit nuk jane kontrolluar nga tekniket e ndertimit dhe inxhinieret ndertues!
      Pra ky drejtues kryesor e paska ditur se si punohet ne ndertim dhe ka heshtur!
      Ja ,keta njetez jane kriminelet,qe sollen e do sjellin prap fatkeqesi te tjera!
      Shqiperise i duhet rikthyer urgjentisht MINISTRIA R NDERTIMIT dhe jo ajo e PPP-ve te rrugeve sic eshte sot!
      Mjaft me korrupsion o shtet bandit!

    2. Arben says:

      Ky nuk merr vesh. Kot qe e sillni ketu.

  2. is says:

    E patolerueshme të shikoje ndërtimet e reja me skelet mbajtës beton-arme, ku muret kishin fluturuar! Kjo tregon se këto mure janë ndërtuar pa respektuar kushtin teknik për këtë zë punimi, që e kemi sot në fuqi.
    Pra, lind pyetja:
    -ku janë specializuar këto punëtorë ndërtimi,
    -kush i kategorizon ato sipas shkallës së nivelit të duhur për punën që duhet të kryejnë,
    -në kohën kur nuk ka më ndërmarrje shtetërore ndërtimi që i kalonte çdo vit në provë punëtorët për nivelin e tyre, kush janë këto komisione që testojnë shkallën e nivelin prefesional të tyre, apo janë vetëm formale (plotësohen letrat kot),
    E sa shumë probleme ka!
    Për sa kohë në këtë vend u krijuan me mijëra shoqëri ndërtimi vetëm për të ndërtuar 1 apo 2 banesa, ku drejtuesi teknik edhe pse ka peshën kryesore në ndërtim, mund të jetë një inxhinier që thjesht merr një pagesë 20,000.00 lekë (dyqindmijë lek të vjetra), ndërkohë që është në emigracion apo me një punë tjetër i angazhuar. Ndërsa Pronari i kësaj shoqërie thjesh ka mbaruar shkollën e mesme (e dyshimtë edhe kjo).
    Janë pa numërim problemet në zbatim të ndërtimeve private pas vitit 90 !

  3. Entoni says:

    Arsyetim i mbushur me shtremberime llogjike. Me kujton ate skecin e viteve 80 te estrades se Fierit, ku ne fund Luftar Paja bertet “ Po amani eee po hajduti nuk pati ndonje faj? Te gjithe fajin une e kam????

    Pergjegjesia reale bie mbi Investitorin edhe Shtetin? Une si investitor kam pergjegjesi ligjore edhe morale te kontrolloje nenkontraktoret qe te zbatojne me perpikemeri projektin. Nese nuk e bej dot vet duhet te nenkontraktoje nje firme supervizuese.

    Shteti duhet ta monitoroje kete process edhe ne fuund ta marre ne dorezim. Nese te gjitha palet nuk kane permbushur detyrime e tyre shteti i penalizon.

    Por si gjithmone palet e interesuara futen ne ping pong per ta hequr pergjegjesine nga vetja.

    Disa nga pyetjet qe duhen shtruar per 15 Katshin jane:

    1) si parashikoheshin muret ne projekt
    2) cilat jane nenkontraktoret qe punuan per muret
    3) a kane kontrate me investitorin?
    4) a i kane deklaruar punimet ne shtet
    5) kush nga ana e investitorit ua mori punen ne dorezim?
    6) a jane paraqitur situacione per keto mure. Sepse brezat termik kushtojne edhe jane zera te kushtueshem ne budget
    7) kush zyre qeveritare/ pushteti lokal kolaudoi pallatin?

    Te gjitha pyetjet me lart shtrohen gjate nje procesi investigimi. Por realiteti ne industrine tone te ndertimit eshte me i thjesht. Me shume te ngjare brigada qe ka bere muret ka punuar ne te zeze. Drejtuesi i tyre ka rene ne marrveshje me investitorin gjoja per te kursyer edhe jane paguar me klering ose vetem pjeserisht.

  4. Peza says:

    Ky palo ndertues derdellit teorikisht,por nuk thote se keta ustallare qe paskan nenvleresuar brezat antisizmike jane drejtuar e kontrolluar nga tekniket e ndertimit,inxhinieret zbatues etj,pra nuk ka qene thjesht pune ustallaresh vetem!
    Sipas llogjikes mashtruese te ketij i bie qe pallatet qenksn ndertuar sipas deshires se ustallareve,qe ne kolona ne vend te 16 fije hekur mund te kene vene 10 fije etj!
    Ja pra se me cfare rrumpalle kane punuar ndertuesit!

  5. Kali says:

    Ha nje mut te madh o Roshi se nuk vendos puntori por ai qe drejon o idjot.Me ke tallesh or qen qe fajen e ka puntori Pika o rosh dhe ata qe te intervistojne ty.Mjer ky vend nga njerze te tille.

  6. John says:

    Konkluzioni eshte qe shteti i korruptuar( Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir meta, Edi Rama) lejoi rumpallen ne ndertim ashtu si ato Universitet private me president Ahmat Muca( Kristali) etj. Injorant me shkolle tetevjecare i denuar per vjedhje ne kohen e komunizmit, ku shiste diplloma per 500 euro dhe nxirte inxhiniera pa hesap, apo doktore.
    Ne qytetaret thoshnim shpesh neper kafenera…”mos rafte nje termet se do behet hataja”..dhe hataja ndodhi me pasoja shume te dhimbshme. Kriminelet ne burg te perjetshem, i pari Sali Berisha.

  7. Kasem gahinji says:

    Inxhinieret jane kontrolluesit e ustallareve.pse nuk bene detyren?po arkitekti si ka lejuar qe projekti dhe llogarite e tij te behem pocaqi?shiko tullat e mureve portante(qe tranzmetojne forcen e rendeses ne kollona a themele) a jane te tilla?ne cfare literature e gjen qe keto mure behen me forate,tulla me brima,qofte edhe 50 cm,jo me me forate 15 cm.ku eshte pare qe dritaret te behen pa trare?keto duken sot me sy te lire.pyes:-po kollonat e betonit kane hekurin dhe stafat e duhura?nese ka shtet ligjor keto te gjitha duhen verifikuar qofte me rreze qofte me sindazhe.po cilesia e betonit eshte e duhura?po lidhja e mureve me kollonat a eshte bere?nga sa kam pare,jo.po lejen e banimit kush e ka dhene(kollaudimin)ka ndonje akt sondazhi apo grafi te kollonave?pra jane 4 veta qe mbajne pergjegjesi.arkitekti.ing.zbatues.pronari.kollaudatori.ustallaret jane nen komande.nen kontroll.punojne me ato materiale qe i furnizon pronari.

  8. Na myten says:

    Ka punuar ndonje dite inxhiner Roshi apo ia fut karlliqeve meqe i erdhi dita.
    Ustai bën cfare i thote inxhinieri i zbatimit dhe ky sipas projekti te konstruktorit dhe arkitektit.
    Shtepite i bejnë nga halli me ndonje “gollobordas” se per projekte as qe behet fjale.
    Ku i gjejne keta karna o Zot!

  9. aleko says:

    Cfare inxhinjeri eshte ky mor aman, ua hedh fajin puntoreve.Po drejtusi teknik e inxhinjeri cfare bene fjeten gjume?..Projekte te rregullta thot ky por zbatimi jo..Dhe u pergjegjka muratori…ha ha per te qeshur dhe per te qare , keshtu jane punet ne shqiperi..

  10. Iliri90 says:

    Ky ose eshte i marre ose eshte mashtrues.

    Ustallaret bejne c`fare i thote pronari. Nuk ben asnje usta me koken e vet. Jane pronaret ato qe per te reduktuar kostot nuk vendosin, brezin antisizmik, nuk vendosin numrin e shufrave te hekurit sa duhen, zvoglojne gjeresine e murit etj.

    Ky tipi, vetem ekspert nuk mund te quhet dhe nuk e kuptoj se si e turperon veten duke shkruajtur keshtu budalleqesh…
    Per fat te keq, tani nuk ka shqiptar qe nuk eshte bere ekspert nga halli dhe zor se mund ta genjesh me me keto pinok…

  11. Kuq e zi says:

    Ja ky eshte ndertuesi tipik shqiptar …
    Fajin e ka ndihmesi i ustait e keshtu me radhe po pse morpalaco inxhinieri eshte vetem per te bere dy zhgarravina ne leter pastaj eshte pergjegjsi e ustait?
    Kush e zberthen projektin ne terren?
    Kush e kontrollon cilsine e punes,materialeve
    Kur mbarohet puna kush e kontrollon cilsine e pergjithshme para se ti dorezohet investuesit?

    Projektuesi eshte nje
    Arkitekti qe ndjek punimet eshte tjeter
    Firma e ndertimit nje tjeter akoma
    Investuesi akoma tjeter
    Ajo qe ndodh te ne qe te menjanohen keto hallka investuesi i ben te gjitha dhe rezultati eshte qe pallatet e larta qe akoma sjane shitur qe permendi zotrote jane per tu shembur

    1. Turja says:

      Ore komentues qe jeni ju te zotet pra shkojne punet kaq mire ne kete vend!keni lindur te gjithe per mend,ku çdo komentues flet me kopetence per nje zanat qe nuk e njeh fare !Po perse mor te uruar u kujtuar tani qe nje ndertues(ing) flete per shkaqet e mundesite e riparimit e padashur t’ju ofendoje del me i forte bishti se sa sqepari!Ndertimet ne Shqiperi e kryesisht ne pasdyndjen e pasluftes boterore te tokes se zanun u ngrit Shqiperia duke ndertue me vend e pavend,me projekt apo me kopjim projekti tip ku nje godine ndertohej pa studim gjeologjik per fortesine e tokes(pa analiza fare por vetem duke iu referuar nje harte gjeologjike per qytetet perkatese!Mos valle ky ing.ia fut kot kur thote qe tere pallatet deri ne pese kateshe jane pa breza sizmike per faje te shpjegimit te ketij te ftuari apo gjerat jane me te thella e me problematike !A e dini qe ne kete zone pronari i cili kishte zaptue token e detyronte zbatuesin qe edhe kur mungonin soletat per kat i detyronte te vazhdonin me katin tjeter!Ndaj fajin mos ia vini ketij specialisti por arkitektit te Shqiperise se xanun qe shkallmoi gjithçka e per pasoje e vuajne shqiptaret e gjore dhe qorre qe akoma nuk kane kuptuar qe gropen e ndertesat nuk iua perpiu termeti por Sali Gerdeci e qe gjemat e tij kunder ketij vendi akoma s’kane te mbaruar!

  12. Golemsi nga saranda says:

    Ky golemsi ne mergim ,nuk nderon dot deshmoret e ballit ne gjirokaster jo te japi dije per ndertimin shyqir qe u be deputet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje