DETAJET/ Banorët në Bulevardin Zog i Parë tronditen nga shpërthimi i tritolit në 4 të mëngjesit. Policia sqaron ngjarjen

1 Dhjetor 2019, 09:53Kronika TEMA

Sikur mos të mjaftonin lëkundjet e tërmeteit, banorët e një lagjeje në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë, janë tronditur mëngjesin e sotëm edhe nga një shpërthim tritoli.

Policia bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer në një lokal, por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, edhe për faktin se në atë orë lokali është i mbyllur.

“Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40,  në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F, ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç  dëme materiale.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.“- njoftimi i policisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje