Bashkia e Tiranës ka nisur prishjen e objekteve të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe përbëjnë rrezik për qytetarët.
Një nga objektet e para është edhe një oxhak industrial ku ka filluar menjëherë prishja e ndërtesës, ndërkohë që ngjitur me të janë ndërtuar edhe vila 3-katëshe.
Fotot nga prishja janë publikuar nga vetë kryebashkiaku Veliaj në twitter.
“Që një oxhak industrial i krisur përbën rrezik shembje e duhet rrëzuar nga Bashkia Tiranë, kjo s’do mend dhe po bëhet sot!
Por gjithashtu s’do mend ndërtimi pa leje i vilave 3-katëshe në rrëzë të oxhakut që me ose pa tërmet është një marrëzi epike e me kosto për qytetin”, thekson Veliaj.
Veliaj, ky inxhinier dhe strateg i ndertimeve pas Rames…LOL!
=
Kryetari i Bashkise merret me oxhaqet dhe strukturat e dobta te ndertimeve dhe ska kohe per te mbjelle me shume peme , me parate e ma mit.