Tërmetet, Balluku zbulon çfarë po ndodh në terren: Agjencia Bërthamore Botërore do të dërgojë ekspertët e saj

1 Dhjetor 2019, 09:35Politika TEMA

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku konfirmon se një numër i madh ekspertësh nga vende të ndryshme të botës do të mbërrijnë këto ditë për të kryer vlerësimin dhe verifikimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Në raportimin në Këshillin e Ministrave, Balluku shton se do të vijnë dhe specialistë nga Agjencia BërthamorE Ndërkombëtare për të kryer ekspertizën e dëmeve të shkaktuara në ndërtesat në zonat e prekura nga tërmeti.

”Grupet në terrene janë shqiptare që njohin kompleksitetin e ndërtimeve. Kemi bashkëpunuar me Cakajn që ka folur me ministrat e Jashtëm të vendeve të Europës për të sjellë ekspertë të huaj. 

Në terren janë 40 italianë, 11 turq, grekë. Që nga dita e parë kemi pasur inxhinierë nga Kosova, që kanë skanuar strukturën e shkollave në Durrës. 

Francezët janë në Tiranë, ndërkohë që kemi një axhendë të datave dhe orareve për grupet nga Bullgaria, Hungaria. Ka konfirmuar dhe Agjencia Bërthamore Ndërkombëtare se do të dërgojë ekspertët e saj, pasi zotërojnë teknologjinë e duhur.

Edhe nga Maqedonia e Veriut do të vijnë ekspertë që do të kenë logjistikë moderne. Ata mund të kryejnë verifikimet në çdo zonë të largët, që për ne mund të na marri kohë. 

Është një situatë dinamike që do të plotësohet”, raporton ministrja Balluku.

1 komente në “Tërmetet, Balluku zbulon çfarë po ndodh në terren: Agjencia Bërthamore Botërore do të dërgojë ekspertët e saj”

  1. Loran shehu says:

    Nuk do i dergoj qe te mdihmojn ty ase se ketkove ti por sepse do ket no nje problem te madh ktu se sjan pun si te kajmakut vores kto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje