Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimet e opozitës për përballimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ai tha se ato duhet të vijnë pasi palët të jenë ulur në tavolinë.
“Do të ishte mirë që Lulzim Basha dhe forcat politike, propozimet të mos i bënin si ato të reformës elektorale, por të vinin në tavolinë. Ne nuk jemi duke bërë garë. Kjo nuk bëhet me deklarata në TV dhe aq më pak duke rimarrë partiturën e gramafonit të para kësaj ngjarjeje”, tha Rama pas takimit me ndërtuesit që u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Durrësit.
“Është mirë që ai të vijë në tryezë. Ne me Presidentin jemi në një konflikt institucional ekstrem. Por Presidenti na thërret dhe ne shkuam aty dhe diskutuam sepse ajo që po ndodh me të është asgjë në raport me atë që na ndodhi të gjithëve”, shtoi Rama.
ce do bashen ne tavolin,ai mban ere
JE I FORTE EUROPIENE I MODERUAR PO LULI I PER KETE NJE PARTIE VARRI LESHIN PARTIA E LULIT DI TE DJEGI THYEJE EDHTE PARTI TERMETI
ne tavoline, perse?
ti je qeveria, eshte pergjegjsia jote dhe ske pune ta kthesh ne politike termetin
–
akoma me shplarje truri per shqiptaret…?
Ti mire e ke po kujt ja the