Nga Prof. Dr. Forcim Softa
Çdo vit ka mbi 100 mijë tërmete që ndihen nga njerëzit në të gjithë botën. Nga pikëpamja sizmike, Shqipëria është pjesa më aktive e rajonit të Ballkanit dhe ka një histori tërmetesh të mëdha dhe të shpeshta. Shkencëtarët thonë se deri tani nuk ka asnjë metodë shkencore që parashikon tërmetin në kohë dhe në madhësi.
Tërmetet nuk kanë lidhje me thatësirën apo shirat e rrëmbyeshëm. Cilësia e projektit duhet të sigurojë atë që pas çdo tërmeti, struktura të ruajë formën e saj pa dëmtime konstruktive.
Tërmeti ndodh në mënyrë të rastësishme dhe sizmologët mund të parashikojnë vetëm zonat më të rrezikuara në Shqipëri. Njerëzit duhet të mësohen që pas një tërmeti të madh ka pasgoditje, pra tërmete më të vogla që zgjasin deri në stabilizimin e plotë.
Kur banesat nga goditja e parë kanë dëmtime konstruktive të rënda, nga pasgoditjet ato do të shkatërrohen plotësisht. Ky fenomen ndodh edhe ndërmjet dy tërmeteve në distancë kohore. Kështu, objektet e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit duhet të bëheshin të pavlefshme dhe të largoheshin banorët. Vlerësimi i aftësisë mbajtëse të objektit bëhet me ekspertizë shkencore dhe jo me akte konstatimi.
Në një artikull që kam botuar në gusht 2018 me titull “Inspektimi dhe certifikimi i veprave të ndërtimit” kam shprehur mendimin për domosdoshmërinë e vlerësimit të aftësive mbajtëse të ndërtimeve para dhe pas viteve ‘90, duke i certifikuar. Kjo gjë zbatohet në praktikën ndërkombëtare, ku ndërtimeve në periudha çdo 20 vite duhet t’u bëhet rivlerësimi dhe certifikimi.
Nga ndikimi i faktorëve atmosferikë, si lagështia, ngricat, ndërhyrjet në skemën konstruktive për të ndryshuar destinacionin, veprimi i tërmeteve, veprimi i erës, mungesa e mirëmbajtjes etj., bëjnë që aftësia mbajtëse e strukturës të dobësohet. Pra, në objektet e vjetruara fshihen rreziqe, që janë në pritje të aktivizohen, kur tërmeti troket. Certifikimi do të vlerësonte edhe ndërhyrjet në objekt, shtesat e kateve apo anësore pa leje, risku i ndërtimeve në toka të llumëzuara etj.
Për të shpjeguar në formë praktike fenomenin e lëngëzimit, po iu paraqes një eksperiment. Qëndroni në këmbë pranë buzës së detit, lëvizni këmbën lart e poshtë me një frekuencë për rreth 1 herë në sekondë dhe do të shihni se brenda disa sekondash rëra e fortë do të fillojë ta humbasë forcën dhe gradualisht, do të fundoseni deri në kyçin e këmbës. Lëngëzimi është një nga efektet më shkatërruese të tërmeteve. Po kështu, i njëjti fenomen ndodh në tokat ish-kënetore, siç është rasti i zonës në kënetën e Durrësit.
Tërmeti që ra, me magnitudë 6.4 ishte shumë i fortë dhe ishte e pamundur të mos shkaktonte dëme. Ky tërmet ishte i cekët dhe kjo është një ndër arsyet përse u ndje shumë në ndërtimet tona. Referuar kësaj magnitude, ndërtesat në përgjithësi, reaguan mirë. Dëmtimet janë në banesa të ulëta dhe të larta, në strukturat mbajtëse, në objekte me lartësi 4 deri 7 kate. Inxhinierët projektues në Shqipëri e kanë aftësinë për të hartuar objekte që t’i rezistojnë tërmetit.
Qëndrueshmëria e objekteve varet shumë nga cilësia e tokës. Objektet e ndërtuara pa projekt konstruksioni, si dhe ato që kanë shtesa të pamiratuara nga projektuesi dëmtohen nga tërmeti, madje ndodh edhe shembja e tyre. Shumë objekte të larta me strukture betonarme, meqë janë elastike, ato kanë pësuar çarje të muraturës. Këto mure nuk janë mbajtëse dhe nuk paraqesin rrezik në qëndrueshmërinë e objektit. Këto çarje riparohen lehtësisht, pasi situata të qetësohet.
Lidhur me problemin, a duhet të ndërtohet në zona bregdetare? Sipas mendimit tim, edhe në botë, bregdeti është i zhvilluar me ndërtime shumë të larta, pasi është kërkesë bazë e turizmit. Të bësh këto ndërtime në bregdet ka kosto të lartë. Sipas kërkesave të inxhinierisë së themeleve, gjeologëve dhe sizmologëve bëhen zgjidhjet e duhura që garantojnë plotësisht qëndrueshmërinë. E rëndësishme është thellësia e objektit nën tokë dhe nëse duhet përdorimi i pilotave. Pa marrë përsipër qëndrueshmërinë e objektit mbi 20 kate në rërë në plazhin e Durrësit, thellësia e inkastrimit prej 3 katesh e shpëtoi nga ky termet. Vërtetë para viteve ‘90 kishte kërkesë të mos ndërtohej në bregdet, por kjo ishte politika e sistemit për probleme ekonomike dhe zhvillimit të turizmit.
Ndërtesat para viteve ‘90 dhe më pas janë projektuar me kushtet teknike të viteve ‘89. Këto kushte teknike po të zbatoheshin saktë e siguronin aftësinë mbajtëse nga veprimi i tërmeteve. Vitet e fundit janë futur Eurokodet, që edhe vendi ynë të projektojë me të njëjtat standarde si shtetet e Europës. Sigurisht, që zbatimi i Eurokodeve çon në një siguri më të madhe në projektim, por e rrit koston e objektit në masën rreth 10 deri 15%.
Këto kushte janë adoptuar për vendin tonë, por ende nuk janë ligjëruar që në projektim të përdoren vetëm ato. Shumë projektues punojnë me Eurokode me iniciativën e tyre. Forca e tërmetit vlerësohet me termin “Magnitudë”. Tërmeti i 26 nëntorit ishte me Magnitudë 6.4. Në gjuhën popullore përdoret më tepër vlerësimi me “Ballë”. Referuar ekuivalencës, Magnituda 6.4 është 9 Ballë. Mendoj që në Durrës, kjo vlerë është e përafërt me normat e vjetra të projektimit. Duke shprehur opinionin tim, mendoj se dëmtimet nga tërmeti kanë ardhur nga:
* Mungesa e masave mbrojtëse për ndërtimet në toka me bazament të paqëndrueshëm (zonë bregdetare dhe ish-Këneta).
* Ndërtime pa leje dhe pa projektues të specializuar.
* Shtesa katesh dhe shtesa anësore.
* Nga dëmtimet strukturore të tërmeteve të mëparshme.
* Moszbatimi brezave dhe kolonacinave beton-arme antisizmikë në muraturën me tullë mbushëse. Këta elementë konstruktivë duhet të lidhen me kolonat e strukturës dhe trarët me fitila hekuri.
* Cilësia e dobët e llaçit të muraturës dhe e suvatimeve, pa bërë analiza të përbërsve. Ky produkt përgatitet nga punëtorë të pakualifikuar.
* Mos përputhja me Eurokodet e formës në plan të objektit me shumë thyerje, gjë që nuk është e përshtatshme në zonat sizmike.
* Mungesa ose pakujdesia e supervizorit në punimet e rifiniturës.
Për vlerësimin e aftësisë mbajtëse të objektit, në veçanti ndërtimet e larta, bazuar në praktikën ndërkombëtare, duhet të bëhet testimi eksperimental. Kjo realizohet me pajisje që montohen në objekt, duke imituar tërmet të padëmshëm për strukturën. Ky testim përcakton vetitë dinamike të strukturës, frekuencat, format e lëkundjeve, zhvendosjet, përdredhjen e objektit. Nuk mund të vlerësosh aftësinë mbajtëse, duke vizituar me sy dëmet e dukshme.
Madje, në emisione televizive jepen mendime nga specialistë për qëndrueshmërinë bazuar në foto apo me përshkrimin e banorit në telefon. Ekspertiza kërkon studim të vëmendshëm të gjendjes, ballafaqimin me projektin, sondazhe për themelin dhe strukturën vertikale, matje teknike me aparatura, rillogaritje etj. Çdo opinion gazetaresk i specialistit nuk ndihmon për situatën e krijuar.
Do të mendoja që institucionet qeveritare të miratojnë kushtet teknike që mungojnë aktualisht, të hartojnë ligje të forta për të disiplinuar ndërtimet, të investojnë në pajisjet laboratorike në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe në Institutin e Sizmikës. Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, nuk duhet harruar vëmendja edhe për rivlerësimin e digave dhe urave. Këto do të do të shërbejnë për të rritur shumë sigurinë e jetës së ndërtimeve dhe njerëzve.
Kur flasim profesoret,te tjeret duhet ti degjojne dhe duhet ti degjojne mire.Ju falenderoj per shkrimin dhe cfare na ke mesuar.Respekt dhe mirenjohje.
Shume mire e ka thene. Emrin e ke funny, Hardy Softy ?
Replike me komentuesit e mesiperm
KUR FLASIN SHKENCETARET …
TE HESHTIN DRUVARET !
Profesoret Arben Mece, Luljeta Bozo, Niko Verdha, Bardhyl Ceku, Forcim Softa, Stavri Ristani, Kico Dhrami, Verá Kapo Bushati … jane ajka, elita e shkencave te ndertimit, cka e vertetoi edhe ky termet .
Analizat e Profesor Meces, Profesoreshe Bozos, Prof. Forcim Softes….. keto dite kane llogjiken e celikte te shkences dhe mendjen e ndritur te brezave te tere ndertuesish e zbatuesish te kesaj shkence.
Ata jo vetem bejne analizan shkencore te nivelit me te larte, por sugjerojne dhe organizimin per kapercimin sa me te shpejte te kesaj gjendje je te jashtezakoneshme per te gjithe ne shqiptaret e miqte e aleatet tane strategjike !
Ndaj kur flasin shkencetaret te heshtin druvaret e te mos pallin gomaret dru me pre!
Krenare per ju shkencetaret e ndertimit qe po na e zbardhni faqen edhe para Botes!
Zoti u bekofte vellezer e motra!
Keep going!
Mos u stepni per asnje cast!
Sot me shume se kurre kemi nevoje per mendjen tuaj te ndritur e fuqine mbitermetore te trurit tuaj gjenial !
Faleminderit vellezer e motra!
Vraponi burra e gra
Nuk ka kohe me prite… Dimri nuk pret !
Jemi ne dimer mbi e nen Tokesor !
Faleminderit shume… shume deri ne pafundesi….!
Jo te gjithe jane realisht profesore nga te permendurit prej jush!
Ne radhe te pare ne fushen e Inxhinierise sizmike kemi nje profesor te vertete Niko Pojanin i cili e meriton emrin shkencetar ndersa per persona si Arben Mece apo Forcim Softa kam rezerva shume te medha pasi jane njerez te lidhur me politike dhe qe kane ecur fale saj dhe jo aftesive inxhinierike.Per ata qe kane perfunduar inxhinieri ndertimi eshte i ditur fakti qe Forcim Softa eshte bere pedagog vetem fale teseres se partise komuniste dhe jo rezultateve te larta si student.
Arben Meçe ishte inxhinier rrugësh, jo strukturash. Edhe ate e la para 30 vjeteve per politikën.
Në asnji menyre nuk mund te vijet në listen e lartpermendur. Bashke me Forcin.
Po atë Vera Hysni Kapon nga e gjete o Alban. Je inxhinier ti ql të bësh vkerlsimin e tyre? Me sa kam kuptuar edhe nga komentet tuaja të më parshme jo, përveçse je ndonjë partiak apo sigurims i kohës së perëndyar. Shqipëria ka patur dhe ka inxhinierë të mrekullueshëm, nën hijen e të cilëve ka punuar dhe nëna e Andi Bushatit. Nuk di ndonjë vepër apo punë shkencore të saj që të ketë bërë emër, përveç se ishte vajza e Hysni Kapos.
Nuk vjen me brez i tille.
Rama nuk te ve ty minister te Ndertimit se ti i hap pune stij,.
Si do ministra qe t’i rrine gati-tu per cdo gje atij!
Bile ai nuk e do fare ministrine e Ndertimit,prandaj mban ate te Infrastruktures,qe i duhet vetem per tenterat,koncesionet dhe PPP e rrugeve se atje del leku!
Ai e ka zhveshur shtetin nga te gjitha sherbimet kontrolluese,perfshi edhe ate te kontrollit te cilesise se materialeve te ndertimit!
Ky shtet ka lene pas dore duke u kushtuar rendesi anes korruptive ne dhenien e lejeve te ndertimit e deri tek ato te shfrytezimit!
Legalizimi i banesave te ndertuara pa leje dhe shtesave te kateve eshte bere pa marrr parasysh e kontrolluar realisht projektet dhe zbatimin e tyre,kushtet teknike,gjendjen e truallit dhe ato sizmike!
Nje shtet kriminel,i korruptuar qe po i kushton popullit rrezikun e jetes!
Ketu e ka burimin edhe arroganca dhe harbutlliku i Rames gjate tere diteve pas termetit!
Ku eshte drejtori i Emergjencave Civile,qe duhej te ishte ne krye te puneve,por dilte vetem kryeministri ?
Kush i ben kontrollet e ndertimeve ketu?
Qenka caktuar IKMT?
Por kjo IKMT jo vetem nuk kontrollon,qe te parandaloje ndertimet pa leje,por vetem prish ndertimet e tilla!
Pra vete shteti ka nxitur krimin ne ndertime?
Si the profesor pilota?Nuk Jam inxhinier po mund ta konfirmoj(dhe si mua mendoj se Jane dhe shume deshmimtar te tjere) se ne keneten e Duresit ne vitin 85′ kam pare qe nje vinc batipal vendoste pilota beton armeje mbase dhe 20-30 metra te thelle dhe mbi to u ngrit pallati dhe pas tij shume te tjere.Jam kurios te di a kane pesuar gje ata pallate nese ka ndonje qe eshte i zones eshte i lutur te shkruaj flm,nje falenderim edhe per ju profesor,keto dite kam degjuar lloj e soj ideshe e mendimesh por fjala e specialisteve eshte ajo qe vlen,te tjeret………..
Ky mender profesori i ka shit provimet nga 1000€ dhe kane dsle ata inxhiniere cyryke qe bene Durrsin pershesh. Ka bo zbulimin e shekullit: betoni pa shime cimenyo rron pak, kollonat me pak hekur renxohen?♂️. Te iki e te beje nfonje dore lekesh me provime studentesh ky koqja.
Eshte krijuar koncepti qe ne demokraci injoranca jote vlen me shume se kultura ime. Flm per shkrimin!!
Kjo eshte krye arsyeja.
Po lexoj qe flitet me superlativa per disa profesore te Inxhinierise se Ndertimit. Jane ekzagjerime, asnje nuk eshte shkencetar nga ata, mos te biem ne vetkenaqesi. Disa prej tyre mund te jene inxhiniere te afte dhe me eksperience, por kaq. Asnje prej tyre nuk eshte researcher apo me tej shkencetar. Arsyeja kryesore eshte qe pagat e pedagogeve ne Shqiperi jane te tilla qe po te jetosh vetem me to, jeton si njeri pa dinjitet dhe keshtu qe pedagoget detyrohen te punojne ne studiot e tyre te projektimit, dhe si te tille rezultojne vetem mesimdhenes. Pra, jane thjeshte mesues. E dyta inxhineria e nderitimit nuk eshte shkence ekzakte, nuk eshte matematike, kimia apo fizike. Inxhinieria e ndertimit eshte shume empirike si shkence, me shume supozime, shume thjeshtime, shume koeficente besueshmerie. Dmth projektohet qe te konsiderohet situata me e disfavorshme (ne gjuhen e perditshme thuhet: vendos hekur qe te jemi brenda) , pra gjendja e sforcim-deformimit te strukturave reale nuk dihet me saktesi. Kjo ka bere qe vite me radhe inxhinieria e ndertimit mos te pranohet ne universitet si dege e tij. Ky diskutim eshte bere ne Kanada, ata thoshin qe te jesh pjese e universitetit duhet te kesh te besh me matematike( kupto shkence ekzakte) dhe filozofi, asgje te tille nuk gjen te plote ne Inxhineri Ndertimi, gjen pak nga te gjitha. Me pas u gjet zgjidhja qe univeritetet e tilla te quhen University of Applied Science ose Technical University…
Thene kete le te kthehemi te termetet dhe demet e tij. Kemi shume objekte qe jane teper friagile, sidoms objektet me nderhyrje ne katet e para dhe qe jane me konstruksion murature, ato jane vrases potencial. Kemi probleme me objektet me moshe shume te madhe, si psh objetet te Shallvaret. Jane objekte qe duhen kontrolluar per te arritur nje perfundim nqs jane apo jo te afta per te perballuar kerkesen sizmike.
Shumë respekte për profesor Forcimin!