Çobani qëllon me armë gjahu bashkëfshatarin: Mendova se ishte ujk, nuk shoh mirë nga sytë

3 Dhjetor 2019, 13:06Kronika TEMA

Një person është qëlluar me armë gjahu në Ksamil dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Mësohet se i lënduar ka mbetur Shyqyri Saliaj 73 vjeç, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë gjahu.

Sipas informacioneve paraprake i moshuari është plagosur nga një bari tjetër i identifikuar si Xhevahir Mema gjatë kohës që ruante lopët dhe ndërsa ka pyetur autorin se pse e ka qëlluar, ai është përgjigjur: “Mendova se ishe ujk!”

Deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një plagosje aksidentale, megjithatë policia po shkon në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

1 komente në “Çobani qëllon me armë gjahu bashkëfshatarin: Mendova se ishte ujk, nuk shoh mirë nga sytë”

  1. LORA says:

    Per mua eshte tendence e qarte per vrasje.
    Nuk mund te ngaterrohet njeriu me ujkun,
    duke pasur nje lartesi me shume se dy here ate te ujkut.
    Dava katunari ,me intencione kriminale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje