Rama i prerë: Asnjë lek për makina e kolltuqe. Kryetarët e bashkive të lëvizin me kalë! Një inovacion ekologjik

3 Dhjetor 2019, 09:04Kronika TEMA

Gjatë mbledhjes së 6-të të jashtëzakonshme sa i takon situatës në vend si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama u shpreh se në 2020-n, asnjë lek nuk do të shkojë për makina dhe dollapë, por kryetarët e bashkive mund të lëvizin me kuaj.

“Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik.

Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen.

Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, koltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit.

Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkishë me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njësive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet”, u shpreh Rama.

4 komente në “Rama i prerë: Asnjë lek për makina e kolltuqe. Kryetarët e bashkive të lëvizin me kalë! Një inovacion ekologjik”

  1. Kalorësit e Ramës says:

    Hajde, hajde ça bëhet..
    Ky ka ik më duket.
    Por që nuk e ka keq..
    Mendoj Lalkën (Lali Erionin) se ai është i vogël dhe nuk bën për lali..
    Ta lidhi kalin, tek kali i Skenderbeut dhe të na e bëj TR si njëherë e një kohë bajga..
    O artist po a e di që dhe kuajt duan kushte, stalla shpenzime , mirëmbajtje.
    Kam parasysh këtu që në buxhetin e karabinierëve ne Itali (duke qenë se ata kanë kuaj).
    Një kal ju kushton në vit sa 4 karabinierëvë në buxhet.
    Për analogji një kal do na kushtoj sa 4 kryetarë bashkishë nga këta të tutë se i ke me Kg dhe me metro me bollëk..
    Ça të mos tall trapin Sala,Mona,Likja dhe Luli me këtë..

  2. Rama o mashtrues says:

    Jo more na shkrive! Na hape barkun tani me keto tentativat per te rikuperuar imazhin e dhjere qe ke!
    Me e pakta tregon qe je komplet i paafte; Per me teper je dhe mashtrues se merresh vetem me bashkite.
    Po ty o kokloqe ka vite qe ministrat e tu tallin trapin me leket per mobilime dhe zbukurime ne zyra! Kjo zotrote nuk te ka rene ne sy? Apo te pelqen ti mbash mire ato pjeshkat qe ke vene aty!
    Ik e bej nje xhiro cdo zyre ministri qe ke, e do shohesh qe kane harxhuar miliona euro per lluks! Vaska, hidromasazh, bizhu, mobilje te shtrenjta… cfare nuk gjen.

  3. lalai says:

    Dhe ti me Liken e gjithe Deputetë nga 1 Gomar buzëbardhe merrni…..ka lezet Politikë Gomerësh…

  4. buj says:

    ik er pall se na cave trapin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje