“Bleva apartamentin në Durrës sikur të ishte në Paris”, banori i kthehet pronarit: Mi kthe paratë

2 Dhjetor 2019, 12:05Kronika TEMA

Banorët e mbledhur para Bashkisë së Durrësit janë shumë të tronditur nga situata post-tërmet.

Ata shprehen të shqetësuar dhe thonë që përveç dëmtimeve në infrastrukturë kanë edhe shqetësime psikologjike.

Njëri nga banorëve thotë se kishte vetëm 9 muaj që ishte futur në apartamentin e ri për të cilin ka dhënë kursimet e 42 viteve punë.

Madje thotë se pronari i pallatit duhet t’ia kthejë paratë, pasi për atë shtëpi ka paguar sikur të blinte shtëpi në Paris.

“Vajta për 42 vjet mësues, kurseva si kurseva, 38 mijë euro bleva shtëpi tek isha fabrika e Bukës.

9 muaj që jam futur aty. Është e shkatërruar. Unë e di që qoftë Shqipëria qoftë qeveria janë në hall.

Unë nuk dua gjë tjetër veçse t’i marr atij pronarit paratë e mija dhe asgjë tjetër.

Do flejë jashtë, veç të më japë paratë e mija dhe të iki.

Apartamentet janë shitur si kulla e Parisit”, thotë një banor për Ora News.

5 komente në ““Bleva apartamentin në Durrës sikur të ishte në Paris”, banori i kthehet pronarit: Mi kthe paratë”

  1. Drejtesi says:

    Merrni ndertuesin dhe Dakon peng, dhe kush tjeter ka dhene lejet e ndertimit, deri sa t,ju kthejne leket

  2. Eri says:

    Po xhaje po ne Beograd me ato leke blen 5 m katror…..se I doje me 38 ndaj ai ndertues ka bere ate ndertim kashte…..

  3. Zigur Qarri says:

    Nese ekziston vertete Shtet more Zoteri i nderuar,duhet patjeter te marresh 38 mije Eurot.
    Çdo mall ka garanci,dhe nese brenda aftit te garancise prishet,kthehen parate.

  4. lesh e li says:

    Hidhe ne gjyq se e fiton. Ndryshe nuk mere gje.

  5. Genti says:

    Tu kthehen parate qytetareve eshte gjeja minimale.Parate dhe ndjekje penale per ata qe vertetohet se kane abuzuar me ndertimet.U bene si sheiket ata plehrat bashke me grate e tyre me leke gjaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje