Konferenca e Jaltës, me sytë e Stalinit: Udhëheqësi sovjetik vendosi përgjues në dhomat e Rooseveltit dhe Churchillit

3 Dhjetor 2019, 13:28Bota TEMA

Stalini ishte ndoshta më i përgatituri nga tre udhëheqësit në Jaltë. Sigurisht, ai ishte më i qartë në lidhje me qëllimet e tij: donte të mposhtte dhe pushtonte Gjermaninë sa më shpejt që të ishte e mundur. Frika që e mundonte, dhe që asnjëherë nuk u kuptua nga Roosevelt dhe Churchill, ishte se aleatët e tij mund të përpiqeshin të arrinin një marrëveshje të veçantë paqeje me Gjermaninë – dhe ndoshta edhe të kthenin ushtritë e tyre të bashkuara kundër tij.

Ai urdhëroi policinë e tij që të vendoste përgjues në dy pallatet ku qëndruan Roosevelti dhe Churchilli, në mënyrë që çdo natë agjentët të mund t’i raportonin direkt atij, nëse do të flitej për qëllime të tilla.

Gjatë gjithë konferencës, Stalini theksoi vazhdimisht afërsinë e aleancës midis tre fuqive. Ai theksoi borxhin e gjakut që i detyroheshin dy të tjerat, për shkak të humbjes masive të jetëve që pësuan forcat sovjetike – shumë herë më të mëdha se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA. Diskutimet në lidhje me strategjinë për përfundimin e luftës i dhanë siguri Stalinit, veçanërisht angazhimet britanike dhe amerikane për të ndërmarrë sulme të fuqishime ajrore mbi Berlin, Dresden, Leipzig dhe Chemnitz me qëllim që të pengonin përpjekjet e nazistëve, për transferimin e trupave në frontin lindor, dhe gjithashtu të kalonin lumin Rhine në Gjermani, sapo ta lejonte moti.

Prioriteti tjetër i Stalinit ishte të siguronte dominimin sovjetik mbi Evropën Lindore pas luftës. Ai donte një kordon sanitar shtetesh vartëse në kufi me Bashkimin Sovjetik – një ambicie që pak ndryshonte nga ajo e paraardhësve të tij caristë. Sekretari i jashtëm i Britanisë, Anthony Eden, i cili kaloi shumë orë zhgënjyese në Jaltë duke diskutuar me homologun e tij sovjetik Vyacheslav Molotov – me nofkën Bythë Guri’ për aftësinë e tij për t’u ulur me orë të tëra duke refuzuar të gjitha kompromiset – mendoi se Stalini ishte “shumë më tepër trashëgimtari i Pjetrit të Madh, sesa i Leninit”.

Stalini e dinte që pozicioni në terren ishte në favor të tij. Roosevelt e kishte shtyrë dy herë konferencën, fillimisht e propozuar për verën e vitit 1944, së pari për të bërë fushatë për një mandat të katërt presidencial të paprecedentë, dhe më pas përsëri, deri pas inagurimit të tij në janar 1945. Gjatë asaj periudhe, forcat e Stalinit kishin pushtuar pjesën më të madhe të Evropës Lindore, dhe deri në fund të janarit trupat sovjetike kishin kapërcyer lumin Oder (atëherë në territorin gjerman) dhe ishin shumë pranë. Si një udhëheqës që besonte se “kushdo që pushton një territor gjithashtu imponon sistemin e tij shoqëror”, Stalini synonte të përdorte tërësisht pushtimet e ushtrive të tij.

Ai gjithashtu kishte në plan të vendoste një çmim të lartë, për t’u bashkuar në luftën kundër Japonisë. Kjo përfshinte rikthimin e territoreve lindore dhe atyre të dorëzuara nga Rusia pas humbjes së saj poshtëruese në luftën e 1904–05 me Japoninë. Disa lëshime do të ishin në kurriz të Kinës Nacionaliste, udhëheqësi i së cilës, Chiang Kai-shek, një aleat i madh amerikan, nuk ishte ftuar në Jaltë, ashtu si edhe udhëheqësi francez, Charles de Gaulle. Prioritetet e tjera të Stalinit përfshinin marrjen e dëmshpërblimeve masive nga Gjermania për dëmet e shkaktuara ndaj Bashkimit Sovjetik dhe kthimin e shpejtë të robërve sovjetikë të luftës.

Përfitimet e sovjetikëve

Nga këndvështrimi i Stalinit, konferenca shkoi mirë. Nga fundi i saj, ai i tha i ngazëllyer shefit të tij të sigurisë, Lavrentiy Beria, se kishte arritur qëllimet e tij dhe kishte lëshuar shumë pak. Në Evropën Lindore, me ndihmën besnike të Molotovit, ai zhgënjeu përpjekjet e Roosevelt dhe Churchill për të siguruar marrëveshje për një qeveri të re polake të zgjedhur demokratikisht. Për luftën e Paqësorit, protokolli i fshehtë që ai u dakordësua me Rooseveltin, dhe të cilin më pas Churchilli e pranoi, i dha lëshimet territoriale që dëshironte.

Për të burgosurit e luftës, ai mori dakordësinë e Rooseveltit dhe Churchillit – të shqetësuar për trajtimin e robërve të tyre të luftës që ishin në duart e sovjetikëve – që të burgosurit sovjetikë do të ktheheshin me shpejtësi në atdheun e tyre. Siç pretendonte Stalini, këta përfshinin Kozakët dhe të tjerët që kishin luftuar me nazistët, e të cilët u dorëzuan jo pa hezitim nga trupat britanike, bashkë me familjet e tyre, duke shkuar drejt vdekjes.

Në lidhje me OKB, Stalin ishte i kënaqur për marrëveshjen që do i lejonte Bashkimit Sovjetik, si një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, që të mbronte interesa e veta duke ushtruar të drejtën e vetos. Ai gjithashtu fitoi miratimin e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar për pranimin në Ansamblenë e Përgjithshme të dy republikave sovjetike, Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Teksa treni i blinduar e rikthente Stalinin mespërmes panoramës së mbuluar nga dëbora për në Moskë, çështja për të cilën ndoshta ishte më pak i kënaqur, ishin dëmshpërblimet që duhej të paguante Gjermania. Kur Roosevelti dhe sidomos Churchilli i kujtuan pasojat e lënies së Gjermanisë në varfëri pas Luftës së Parë, ai u nevrikos – një gjë e rrallë gjatë konferencës – duke pyetur nëse aleatët kishin për qëllim që të mos e ndëshkonin Gjermaninë. Ndonëse Stalini fitoi dakordësinë që BS do të merrte pjesën e luanit nga dëmshpërblimet, atij iu desh të pranojë se niveli dhe natyra e tyre do të zgjidheshin nga një komision i Aleatëve që do të mblidhej më vonë në Moskë. (bota.al)

4 komente në “Konferenca e Jaltës, me sytë e Stalinit: Udhëheqësi sovjetik vendosi përgjues në dhomat e Rooseveltit dhe Churchillit”

  1. buj says:

    per veten e vet ka qene dobic

  2. ESHTE E HABITESHME ,FLITET NE KETE SHKRIM SIKUR JEMI NE VITET E TRANZISTORVE,ZOTRINJE LLAMPAT ISHIN ME GABARITE TE MEDHA ,MIKROFONET ISHIN ME BONINA TELI DHE TE MEDHAJA DHE TE DUKESHME.MOS I BESONI KETO PRRALLA.TE TREVE U ZIENTE KOKA PER PASOJAT E LUFTES DHE POPUJTE DOJSHIN JO VETEN TE HANIN POR SHUME SHERBIME TE TJERA QE DOJSHIN PUNE ORGANIZIM DHE DISIPLIN TE HEKURT

  3. USA-EU says:

    Ruzvelti eshte dashte t’a degjoi gjeneral Patonin, qe donte t’a sulmonte Rusine e mos t’i ndeshkonte gjermanet. Se e keqja me e madhe botes i vjen nga ruset e kinezet.

  4. Spartakos Thraks says:

    Marveshja e Jaltes ishte ajo që vendosi kufijtë ndërmjet lindjes dhe perëndimit.
    B R S S dhe në vazhdim B F R e kanë respektuar këtë marveshje, përkundrazi vendet e perëndimit jo vetëm që nuk e respektuan por kontribuuan për shfuqizimin e saj. Mbas shpërbërjes se Traktatit të Varshaves shumë vende anëtare të kësaj aleance u antaresuan në NATO. Ja pra pse Stalini vendosi përgjues se qëllimin që kishin ata e kuptoi shpejtë…. Të heqim qafe Hitlerin fillimisht dhe pastaj Stalinin… Dhe kështu do të kishin kontrollin e gjithë botës. Kjo metodë përdoret akoma edhe sot se si veprojnë perëndimorët, flasin në emër të “drejtave të njeriut” për “pluralizmin politik” etj të cilat për ata janë me dy parametra. Nuk bëjnë luftë frontale kundra një aleance shtetesh dhe kur ndeshen në ndonjë aleancë lokalizojne vendin që u intereson me propagate fillimisht dhe pastaj të gjithë bashkë shkojnë dhe e bombardojnë. P sh. Irak, Libi, Siri etj. Kështu pak a shumë vepruan edhe me Greqinë në vitin 2009 mbas marveshjes Karamalis Putin për linjat e gazit nga Rusia jugore, fillimisht përdoren një propagande me mediat Gjermane që thoshin se grekët janë dembele, hajdute, se kanë përvetësuar fondet e BE dhe shume te tjera te kesaj natyre dhe me pas erdhi bombardimi ekonomik 10 vjeçar i Greqisë. Gjasme kërkonin kreditë,,por qëllimi i tyre ishte që të lidhin Greqinë se u erdhi era nafte dhe gaz në Mesdhe, kush shtet është ai në botë sote që nuk ka kerdi fillo nga Amerika e para e shumë të tjera. Këta janë perëndimorët, po ti analizosh me gjakftohtësi do të kujtohet një emër që quhej Enver Hoxha dhe çdo gjë që ka thënë ai para 50 vjetësh po ndodh sote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje