Nga Zef Preçi
Edhe pse personalisht jam pesimist se nga hetimet e nisura ne Durres dhe zonat e tjera te prekura nga termeti i 26 Nentorit 2019 mund te kete vertet nje fillim te ndeshkimit te abuzimeve ne menaxhimin urban, respektimin e kuadrit ligjor ne fuqi, etj., po bej nje sugjerim publik per organin e akuzes.
Nisur nga studimet tona mbi korrupsionin dhe kapjen e shtetit, por edhe nga pervoja e vendeve te tjera, rezulton se interesat publike jane cenuar dhe cenohen me rende se me gjithcka tjeter nepermjet akteve ligjore dhe nen-ligjore qe mundesojne veprimet korruptive dhe pandeshkueshmerine e personave pergjegjes per cenimin e ketyre interesave.
Per kete mjafton nje “shetitje” mbi kuadrin ligjor ne fuqi per pronat dhe kadastren per te kuptuar se lobet perfituese politike dhe te biznesit, perndryshe oligariket e sotem, jane “kujdesur” qe te injorojne interesat legjitime te pronareve, i kane kthyer ata de facto ne ish-pronare, kane shtyre ne kalendat greke kompensimin e tyre si dhe kane krijuar terrenin qe perfituesit t’i pronesojne trojet dhe tokat qe nuk jane te tyre, t’i “zhvillojne” ato, t’i tjetersojne duke u pasuruar brenda nje kohe rekord dhe pastaj edhe te cvendosen madje edhe ne fusha te tjera biznesi duke i lene pronaret te plaken dyerve te gjykatave si preja kryesore e sistemit te kalbur juridik te vendit.
E tash te vijme te problemi i dites dhe sugjerimi im. E ftoj prokurorine qe te hetoje evoluimin e kuadrit rregullator ne fushen e ndertimit, me konkretisht pjesen qe ka te beje me percaktimin e numrit te kateve (lartesite) e ndertesave, zvogelimin e distancave ndermjet godinave te banimit/biznesit dhe te ketyre te fundit nga rruget publike, etj.
E njejta gje mund te thuhet edhe per kuadrin ligjor per ndertimet ne zonat kenetore, reren e plazheve, zonat e mbrojtura etj.
Kujtoj se edhe ne regjimin e shkuar – saktesisht qysh ne vitin 1964 – per kete sektor ka patur rregulla te shkruara qarte, sigurimi i te cilave dhe ndjekja e evoluimit te legjislacionit prej asaj kohe eshte plotesisht e mundshme.
Ose cilido qytetar i ketij vendi mund te pyese se perse nuk ka perfunduar edhe sot e kesaj dite rregjistrimi i pasurive te patundshme, madje as i atyre qe jane ne pronesi te shtetit… A mund te kete shperdorim me te madh detyre nga zyrtaret e larte se sa ruajtja e status quo-se?
Nese prokuroria do te bente kete duke zgjeruar objektin e hetimit te nisur, edhe pse pjesa me e madhe e kuadrit ligjor ne fushen e ndertimit eshte “vulosur” ne Kuvendin e Shqiperise, nuk do te jete e veshtire per te kuptuar se cfare interesash okulte perfaqesojne nje pjese e mire edhe e atyre qe jane sot ne ate salle. Po keshtu edhe “kultura e pandeshkuesherise” fillon te marre fund dhe kursehen jetet e njerezve, duke dhene shpresa se ky vend mund te behet i jetueshem per ta.
Shume e sakte!
Ky Zef Perci qe ma mban veten per analist nese ju kujtohet ka qene ca kohe Minister ne kohen qe Ilir Meta alias floriri ishte KM. Eshte shkarkuar me ceremoni per dhenie te paligjshme te kater licensave operatoreve te tregut te karburanteve ne shkembim te parave nen dore. Nuk ke ftyre Zef te japesh mend tani qe sta kerkon kush. Populli nuk ti harron bemat
PO,PROPOZIMI I ZOTIT PREÇI ËSHTË NDOSHTA ÇELËSI MË I ARSYESHËM PËR OBJEKTIN DHE ZGJERIMIN E OBJEKTIT NË FUSHËN E KORRUPSIONIT TË LARTË SHTETËROR.
Growmoz, flm per perspektiven qe i vendose shkrimit por megjithate besoj se autori ka ngritur nje pike te vlefshme. Mund te jete dhe blof por faktet sikur tregojne qe pallatet pp behen akoma dhe me te larte dhe largesia midis tyre akoma dhe me e ulet