Ambasada ruse: Ç’hyn Rusia në ndërhyrjet në proceset elektorale në Shqipëri?

4 Dhjetor 2019, 17:44Politika TEMA

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka komentuar në Facebook votimin në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë për projekt-rezolutën “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, duke e quajtur një kopje të rezolutës së Parlamentit Europian, dhe duke shtuar se “është kthyer tashmë në traditë që Rusia përmendet pa patur edhe provën më të vogël”.

“U njohëm me projekt-rezolutën e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë «Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare».

Rusia përmendet sërish. Për më tepër, për fat të keq, është kthyer tashmë në traditë që Rusia përmendet pa patur edhe provën më të vogël.

Me sa duket, tendenca për plagjiaturë u përhap “si një virus” tek autorët e saj, të cilët ndoqën rrugën e copy-paste.

Kuptohet, ata do të duhet t’u paguajnë honorarë krijuesve të rezolutës së cituar kaq shpesh të Parlamentit Evropian.

Është e qartë se Shqipëria po përballet me «tentativa nga aktorë të huaj (…) për të ndikuar në vendim-marrjen në Shqipëri apo për të ushtruar presion mbi vlerat demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut…” (pika а) preambul i dokumentit). Po ç’hyn këtu Rusia”, lexohet në postimin e Ambasadës së Rusisë.

“Autorët e projektit nuk mund të mos e kuptojnë që “rezoluta” të tilla nuk do të kalojnë pa u vënë re në Rusi.

Sulmet e pajustifikuara dhe të pabazuara ndaj një prej anëtarëve aktivë dhe me të drejta të plota të OSBE-së, kryesinë e së cilës pritet të marrë Shqipëria në vitin 2020, aq më tepër, shkojnë në kundërshtim me qëllimet dhe objektivat e kësaj organizate, të cilët konsistojnë në të punuarit së bashku në emër të sigurisë dhe bashkëpunimit në kontinentin europian”, Ambasada ruse.

6 komente në “Ambasada ruse: Ç’hyn Rusia në ndërhyrjet në proceset elektorale në Shqipëri?”

  1. Kim été says:

    Është detyrë e popullit shqiptar që politikanët të kenë respekt për nënën Rusi.

  2. LORA says:

    ,,,ja,ashtu sic Rusia nderhyri elektronikisht
    ne zgjedhjet presidenciale te 2016-es ne USA.
    E mbeshtes rezoluten e votuar ne Parlamentin Shqiptar,
    kunder nderhyrjeve te huaja ne procesin elektoral.

  3. Adi says:

    Ish enveristet bejne rezoluta kunder imperialisto revisionisteve ruse! Kane hall psh mos Rusia nderhyn kibernetikisht ne katundet e librazhdit dhe tjeterson voten per taulant ballen

    1. armand says:

      Eh mor Adush , gjeopolitika s’eshte muhabet katundi por do mesosh edhe ti se dukesh qe je i vocerr. Per dijenin tende me fjalen “imperializem” identifikohej SHBA-ja ne kohen e Enverit .

  4. Eni says:

    Mos e rruj trapin ore ambasador. Deputetet shqiptare jane analfabete. Dehen me kokaine e ashash dhe sdine cfar flasin e cfar votojne. Shqiperia ska qen per te zbuluar te mbijetuarit ne germadha. Nga ana tjetet bejne sikur zbulojne planet e agjentures Ruse. Fli i qete mos e vrit mendjen thuji Putinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje