Spartak Ngjela: Ilir Meta ka hyrë në "listën e zezë", fati i tij është vulosur

4 Dhjetor 2019, 09:25Politika TEMA

Spartak Ngjela shprehet se ndërkombëtarët nuk do të lejojnë që mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta të ketë pazare.

Dje komisioni hetimor shtyu dhe me 4 muaj afatet dhe pati akuza nga opozita se po bëhen pazare në prapaskenë. Por për avokatin në mes janë ndërkombëtarët dhe ata nuk do të lejojnë asnjë pakt mes qeverisë dhe presidentit.

Në një reagim për gazetën “Sot”, Ngjela shtoi se Meta ka hyrë në listën e zezë të ndërkombëtarëve, duke theksuar se SHBA është në mbështetje të integrimit të vendit drejt BE.

“Fakti që mazhoranca i ka shtuar edhe një akuzë tjetër presidentit nuk mendohet se mund të ketë pazar. Afati do të shtyhet domosdoshmërish sepse do të hetohet shkelja e re. Ajo kërkon një kohë që duhet të merret juridikisht komisioni hetimor.

Pjesa e dytë për të pasur një pazar mes njërit dhe tjetrit, ekziston si mundësi. Tek dëmet e mëdha që janë bërë sidomos në Durrës, Meta është i implikuar me klientët e tij, por edhe Rama është i implikuar me klientët e vet për lejet e ndërtimit.

Nëse këto mundësi vijnë dhe konvergojnë në një pikë atje fillon pazari. Nëse këto mundësi nuk konvergojnë në një pikë, atëherë do të vazhdojë akuza.

Por ndërkombëtarët nuk mund t’ia falin Metës shkeljet e mëdha që ka bërë këtu. Jemi nën mbikëqyrjen e Perëndimit dhe politika amerikane është një mbështetëse e madhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. SHBA kërkon që vendi të plotësojë kushtet e vendosura nga BE”, u shpreh Ngjela.

Më tej, avokati deklaroi se shkeljet kushtetuese të Metës çojnë vendin drejt destabilizimit, duke shtuar se veprimet e tij vijnë nga frika e SPAK dhe sipas tij, jo nga ndonjë humbje ekuilibri mendor. Në reagimin e tij, Ngjela tha se ndërkombëtarët e kanë vulosur fatin e Metës dhe ai nuk mund të jetë më në postin e presidentit.

“Fakti që këto kushte nuk janë plotësuar ne kemi ngelur këtu ku jemi. Edhe në këtë rast ka ndodhur diçka, është një gjendje e rëndë e cila është pasojë korruptive.

Pra nëse do të ketë pazare ose jo ka të bëjë me hetimin. Nëse hetimi ecën drejt asgjësimit të provave siç po ndodh tani gjithçka mund të ndodhë. Ndërkombëtarët e kanë vendosur ta shkarkojnë sepse ka bërë shkelje të rënda dhe ka sulmuar ambasadorët.

Nuk është humbje ekuilibri nga ndonjë sëmundje, por është humbje e ekuilibrit nga frika, por ka cenuar shumë edhe autoritetin e shtetit shqiptar. Nuk është ambasadori kur godet, por politika amerikane, por Meta këto i ka vënë për konsum të brendshëm dhe mendon se mund t’i trembë ata.

Të gjitha këto mblidhen dhe konvergojnë në një pikë dhe del që Meta ka bërë dy shkelje të rënda të cilat të çonin drejt destabilizimit të Shqipërisë. Ai nuk mund të rrijë më president dhe ky është vendim ndërkombëtar”, u shpreh Spartak Ngjela.

Më tej, avokati deklaroi se SPAK do të nisë punën shumë shpejt dhe Meta nuk mund të bllokojëngritjen e këtij institucioni.

Sipas Ngjelës, nëse Meta refuzon që të bëjnë betimin, ata mund të betohen edhe në një noter dhe këtë të drejtë ia jep Kushtetuta.

“Meta nuk ma ha mendja të bëjë këtë budallëk sepse e ka një plus në rëndesën e tij. Por SPAK do e fillojëpunën dhe betimi nuk është fare me rëndësi sepse mund ta bëjë edhe në një noter”, tha Ngjela.

7 komente në “Spartak Ngjela: Ilir Meta ka hyrë në “listën e zezë”, fati i tij është vulosur”

  1. Cfar uk a kan pa syt kto 30-vjet .
    Dashte Zoti shkoj puet keshtu si shkruai ju i nderum Avokad ,
    qe na mban shprese gjall si shqiptare se nji dite Drejtesia e Shqiperi
    do triumpfoje dhe Miqte Tone do e cmontojne Frakeshtajin [ salihbashmuta ]
    qe krijun ne Shqiperi duke e vu ne drejtim te “Demokracise”
    e ktij shteti paZot !
    Me tremb e demoralizon menndimi sikur Miqte tone te Medhenjt ,
    te vazhdojne e Mbrojne Kreaturen e tyre ne Shqiperi e cila do te thoshte ,
    shkaterrim i plote i shtetit Shqiptare .
    Miku s’besoj se po a don , me na pa si Xombi zvarritur rrugeve te Botes ne shqiptareve
    apo jo Avokad ?
    Sikur Satani te kishte pak ndjeje Njerezore kjo Bote do dukej ndryshe ,
    me e qete ,me e bukur , me njerezore ,me normale ,pa luftra ,e paterror ,
    e e Laboratoret e Satanit do kultivohej Njerezimi jo Frankeshtajet qe ushqehen prej se keqes
    e shkatarrojn jete e popuj .
    Shka po thu ?

  2. Joni says:

    Ik o Taku ,
    Te doli boja ne Open, te diskreditoi Vasili..

  3. AvoKOTI says:

    je bere i bezditshem avoKOT , sinqerisht.
    Mbase do te bente mire te kaloje edhe njehere nga spaci dhe te meditoje ca kohe se e ke hombur fillin

  4. Kozmos says:

    U LODHEM DUKE PRITUR PING PONGUN E LAROVE .
    SPK DUHET NGRITUR SA ME PARE, PA QENE NEVOJA TE BETOHEN TEK KY PRESIDENT GJYSMAGJEL, QE KERKON TE NEPERKEMBI , TE GJITHE NDERKOMBETARET DHE DEL NGA ZYRA E TIJ , DUKE QESHUR ME IRONI . NUK KENI SE CFARE TE ME BENI
    .

  5. xhoxhi says:

    Avokat Ngjela duhet të ketë drejtësi,por nuk mendoj se edhe në Amerikë apo në B-E ska korupsion.Kapitalizmi është sistem çnjerzor dhe kudo që të shkosh nëpër botë korupsioni është më i rëndë.Shteti është figurë dhe ska në dorë asgjë sepse privatët kanë paranë dhe shteti ka leshtë.Shtet mbleth taksat nëpërmjet t.vsh-së që ti e din mirë se paguan askush siç duhet dhe kjo nk është vetëm në Shqipëri por kudo.Eedhe në Athinë po të shkosh për lafe nuk mer kupon etj etj.Korupsioni mund të uhduket disi po moe blihet me pare në dorë por me krtë bankare.Ti flet për politikanët por nuk të kam dëgjuar që thuash që presidenti.kryeminsitëri apo ministrat marin dhjetë deri 15 herë me shumë pare më shumë se mua që jam pensionist?Përse i duhen kaq pare kur unë jetoj me 200 mijë të vjetra?Pra duhen për punë të këqia për korupsion.Derisa të funksionojnë gjykatat gjysmit do kenë vdekur.Më flet për botën.Agron Tufa na la shëndenë dhe bota e mirë që thua ti nuk e kthen për gjykim dhe për atë që ka bërë.Prandaj kudo në botë më shumë bëhet bujë se sa regullohen gjërat.Ti di më shumë se mua por po u drejtua nga të huajt Shqipërinë e ka marë lumi…

  6. respekt says:

    O avokat, po pse Amerika eshte mbeshtetese qe te na fuse ne shtepine e tjetrit, Europe, dhe nuk na ben thirrje te na pranoje ne shtepine e saj si Alasken? Di gje ti qe merresh vesh me ta?

  7. Monika says:

    BRAVO AVOKAT…..I THUA GJERAT TROC….ATURE QE NUK JU VJEN MIRE…TE SHKOJNE NE TE SEMES….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje